• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret senatorët dhe deputetët italianë, Tasso: Tirana, qytet për t’u marrë shembull

by Java News
25/07/2022 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të posaçëm një delegacion nga Italia, në përbërje të të cilit ishin senatorë dhe deputetë të parlamentit italian, të kryesuar nga Antonio Tasso. Veliaj dhe miqtë italianë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e reja për t’i çuar më tej këto raporte.

“Jam shumë krenar për çfarë kemi arritur, jo vetëm mes shteteve, por edhe mes qyteteve tona. Raportet mes Italisë dhe Shqipërisë janë në nivelin më të mirë të mundshëm. Italia i ka mikpritur shqiptarët, i ka trajtuar me dashuri dhe respekt, dhe sot shqiptarët janë histori suksesi atje. Mezi pres që ta çojmë më lart këtë raport. Italia ka zgjedhje në shtator dhe mezi e presim konfigurimin e ri të qeverisë dhe të zgjedhurve të saj në dhomën e deputetëve, po ashtu edhe në senat, që t’i vazhdojmë marrëdhëniet e mira”, tha Veliaj.

Deputeti Antonio Tasso u shpreh se Tirana është një qytet, i cili duhet marrë si shembull për këdo që kërkon zhvillimin. “Tirana është një qytet i mrekullueshëm. Vumë re përmirësime të dukshme nga herët e tjera që kemi qenë këtu. Është një qytet i cili duhet marrë si shembull, për këdo që kërkon zhvillimin. Keni ecur përpara me shpejtësi dhe e keni bërë shumë mirë. Shpresojmë të rishihemi në të ardhmen dhe të forcojmë edhe më tej lidhjet mes vendeve dhe qyteteve tona”, theksoi Tasso.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana është një qytet i transformuar falë edhe arkitektëve më të njohur italianë. “Sot kemi një Tiranë të transformuar edhe falë arkitektëve italianë, atyre mendjeve brilante që punojnë me më shumë shpejtësi dhe efikasitet se me burokracinë e vendit fqinj. Mezi pres që raportin me Italinë, ku sot jemi 35% të shkëmbimeve e tregtare, t’i thellojmë më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Tirana dhe Rajoni i Puglias do të kenë dhe një sërë aktivitetesh të rëndësishme në kuadër të Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe të Lojërave Mesdhetare. “Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Taranto do të jetë Kryeqyteti i Sportit për Lojërat Mesdhetare të vitit 2026. Pra, do të kemi një seri aktivitetesh që do të vazhdojnë, sidomos me këto çmime speciale që ka si Tirana, si qytetet e tjera të Puglias, ku duam të kemi këtë raport të veçantë. Sot me linjat ajrore, kur është bërë shumë e lehtë të fluturosh, duam të inkurajojmë gjithmonë të rinjtë që të lidhen me njëri-tjetrin”, deklaroi Veliaj.

Shumë italianë kanë zgjedhur Tiranën për të studiuar, jetuar dhe për të vijuar punën duke hapur disa sipërmarrje të reja./m.j

Next Post
Tragjedi në Tiranë/ Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë i banesës dhe ndërron jetë

Bie nga kati i dytë fëmija 4 vjeç në Sarandë, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In