• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Valonisë dhe ish kryeministrin belg, Elio di Rupo: Ambasador i vyer për integrimin Shqipërisë në BE

by Java News
10/08/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi sot Çelësin e Qytetit ish-Kryeministrit të Belgjikës, aktualisht President i Rajonit të Valonisë, Elio di Rupo. Duke marrë shkas nga fakti se më parë ka drejtuar Bashkinë e Monsit, një prej qyteteve që, ashtu si Tirana për Rininë, ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, Veliaj tha se ky takim, por edhe bashkëpunimi i mëtejshëm i rajoneve, është mjaft i frytshëm për dy vendet tona.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që presim në Bashkinë e Tiranës një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një mik të kryeministrit tonë, por edhe një mik të qytetit tonë, Elio Di Rupo. Sigurisht, ajo që na bashkon është eksperienca si kryetar bashkie dhe unë besoj se kush ka qenë njëherë kryebashkiak ‘ia qan hallin’ kolegut, sepse e kupton sa e madhe është moria e problematikave, si diga e parë e përballjes me qytetarët, aty ku duhet të zgjidhesh pjesën më të madhe të punëve të ditës. Duke qenë se Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Mons në drejtimin e mikut tonë ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, patëm mundësinë të shkëmbenim përvojat se si qytetet ndonjëherë mund të ‘grushtojnë’ edhe përtej peshës së tyre, për të përfaqësuar një komb të tërë, ndaj edhe ne në Tiranë e kemi ndjerë këtë përgjegjësi,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi faktin se Belgjika e ka mbështetur vazhdimisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE. “Ne kemi një raport shumë special me Belgjikën – një nga vendet më promovuese të integrimit europian të Shqipërisë – dhe shpresoj shumë që me këtë vizitë ta forcojmë këtë raport. Kemi qenë vendi më i izoluar në botë, në Europë sot jemi një nga vendet më të hapura dhe duam ta shijojmë këtë raport special që kemi me Belgjikën dhe Rajonin e Valonisë,” deklaroi Veliaj.

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Valonisë Elio di Rupo, vuri në dukje transformimin e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, si një meritë edhe për çeljen së fundmi të negociatave të anëtarësimit në BE. “Ajo që shoh është një transformim rrënjësor, që vihet re edhe nga vullneti i kryebashkiakut për të ecur përpara, ndihma që u jep njerëzve për gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për gra dhe burra që ecin përpara, që duan të rrisin cilësinë e jetës në komunitet. Sa i përket çështjes së BE-së, mendoj se me punën e Komisionit, me punën që është bërë këtu, Shqipëria ka mundësinë të ecë përpara. Ky çelës është një simbol shumë i rëndësishëm sepse kemi nevojë për një çelës, për të kuptuar se çfarë është jeta. Nevojitet një çelës për të ecur përpara,” tha ndër të tjera Elio di Rupo./m.j

Next Post
Nënshkruhet memorandumi/ Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin zhvillim të madh vendit

Nënshkruhet memorandumi/ Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin zhvillim të madh vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In