• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar; Kemi bërë financimin më të madh në sport

by Java News
26/03/2024 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sportisti i KF Tiranës, Kristi Ramadani, i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes, të mbajtur në Bullgari pak kohë më parë, duke u shpallur nënkampion i Europës. I shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, Ramadani u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi suksesin dhe sakrificat e sportistit.

“Na ke nderuar sepse nuk ngrite vetëm peshat fizike të peshëngritjes, por ngrite edhe zemrat tona peshë dhe flamurin tonë lart. Për këtë të jemi vërtet Mirënjohës! E kuptoj që ti e ke pasion dhe nuk e bën këtë me detyrim. Ti nga çdo pore lëshon energji të mirë, sepse e bën me zemër, me shpirt, sigurisht edhe me muskuj dhe përgatitje fizike. të jam mirënjohës, ty të parit, sepse e ke dedikimin e jetës tënde dhe prej këtij dedikimi edhe Shqipëria lëvdohet sadopak. Kur e ke diçka me pasion dhe kalon 10-12 orë stërvitje dhe vetëm pak orë në shtëpi, qartazi pasioni merr pjesën më të madhe të jetës tënde. Jam krenar, na bëtë krenar Klubin e Tiranës dhe flamurin kuqezi”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se vitet e fundit kemi pasur financimin më të madh në sport të bërë ndonjëherë në qytetin tonë. Ai siguroi se financimi për sportet dhe sportistët nuk do të ndalet këtu dhe se puna e mirë e bërë me Parkun Olimpik dhe stadiumin do të vijojë edhe në të ardhmen. “Kemi pasur financimin më të madh në sport të bërë ndonjëherë në qytetin tonë. Paratë sigurisht që nuk janë gjithçka, por të kesh një nga palestrat më të mira sot në botë, siç e ke parë edhe vetë nga eksperienca, kjo që kemi te Parku Olimpik, ne na bën të ndihemi krenarë, qeverinë, kryeministrin që këmbënguli që ta kthenim në një palestër, të paktën për ato sporte ku ne kemi treguar që kemi më shumë shanse, siç janë sportet individuale: peshëngritje, mundje, apo siç është futbolli. Kemi investuar te Parku Olimpik dhe te Stadiumi pikërisht në ato sporte ku ne kemi vërtet talente që ia vlen të investojmë”, deklaroi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se talentet e reja si Kristi Ramadani do të çojnë më tej sportin shqiptar dhe atë trashëgimi të pasur të sportistëve si Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj. “Brezi fantastik i çunave që na ka bërë krenarë, ka tani Lojërat Olimpike, Brikeni dhe Erkandi, do të duhet që në Lojërat e Los Angelos t’i kemi sytë te ty, sepse koha bën të vetën. Ti ke këpucë të mëdha për të mbushur, sepse Brikeni, Erkandi, gjithë brezi i profesor Elezit dhe gjithë ata që kanë sjellë kaq shumë medalje, kanë bërë vend në historinë e legjendave të sportit shqiptar. Tani që po përgatitemi me ta për Parisin, kemi hedhur sytë te ty për Los Angelos dhe Lojërat e tjera Olimpike, ku vërtet kemi pritshmëri të larta”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës duke mundësuar sponsorizimin e rregullt të sportistëve të rinj. “Vetë kryetari i Bashkisë, bashkë me Federatën, kemi projektuar prej 4 vitesh sponsorizimin e rregullt të sportistëve të rinj. Ne korrëm sukses me Kristi Ramadanin, që është edhe Nënkampion Europe me një dygarësh fantastik. Ne duhet të jemi bashkëpunues dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Kjo frymë do na çojë të ecim më përpara. Pas pak ditësh kemi Kupën e Botës, kualifikuese për në Olimpiadë, ku do të marrim dy kampionët tanë të mirënjohur, Briken Çaljan dhe Erkand Qerimajn”, deklaroi ai.

Ndërkaq, nënkapioni i Europës, Kristi Ramadani u shpreh se kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen. “Kam që fëmijë që e ndjek këtë ëndërr, por ta bësh realitet ëndrrën tënde, është ndjesia më e bukur që kam ndjerë deri tani. Ju falenderoj për këtë pritje që më bëtë, sepse më rikthyet edhe njëherë emocionin e mirë që përjetova. Ndihem mirë që jam pjesë e Klubit Tirana”, deklaroi Ramadani.

Next Post
Subvencionimi i karburantit, gati 1800 kartat e fermerëve përfitues

Hapen fondet për fermerët, nga nesër nisin aplikimet për subvencione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In