• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës: Më shumë bashkëpunim mes Tiranës dhe Sarajevës

by Ardit Rada
06/10/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sarajeva dhe Tirana do të shtojnë marrëdhëniet dhe shkëmbimet në fushën ekonomike dhe atë kulturore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në takim Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Šefik Džaferović, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e qytetit”.

Veliaj dhe Džaferović biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Sarajevës, e veçanërisht për të pasur më shumë shkëmbime mes të rinjve tanë dhe atyre boshnjakë.

“E falenderoj shumë presidentin për vizitën dhe frymën e vëllazërisë e miqësisë mes popujve tanë. Jam angazhuar se do të shfrytëzojmë vitin tonë, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, si mundësi fantastike për të pasur më shumë shkëmbime mes të rinjve tanë dhe të rinjve boshnjakë. Tirana dhe Sarajeva e kanë nisur një partneritet – ndoshta Covid19 na e ndërpreu për pak kohë, si një “lemzë” – por, do të rifillojmë me shumë energji bashkëpunimin mes Tiranës dhe Sarajevës, si dy qytetet që kanë e nisur këtë energji bashkëpunimi në rajon”, tha Veliaj.

Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Šefik Džaferović u shpreh se ky është momenti i duhur për të hapur një faqe të re për të ecur përpara, veçanërisht në fushën ekonomike, politike dhe atë kulturore.

“Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Kemi të gjitha mundësitë për të pasur një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve. Është koha që të hapim një faqe të re dhe të ecim përpara, ekonomikisht, politikisht, kulturalisht. Pas gjithë këtyre takimeve që kemi pasur në Shqipëri, besoj se do të kemi një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen”, deklaroi Džaferović.

Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi, ai i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj edhe simbolin e Bosnje-Hercegovinës.

Next Post
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, KLP thirrje prokurorëve: Kush ka kaluar vettingun, të aplikojë për vendet vakante

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, KLP thirrje prokurorëve: Kush ka kaluar vettingun, të aplikojë për vendet vakante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In