• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret kryebashkiakun e Mantovës: Më shumë pista biçikletash dhe transport elektrik në Tiranë

by Java News
13/02/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse dy qytete larg njëra-tjetrës, Tirana dhe Mantova ecin krah për krah në nismat për mbjelljen e pemëve dhe shtimin e korsive të dedikuara për biçikletat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Mantovës, Mattia Palazzi, me të cilin bisedoi rreth mundësisë së shkëmbimit të eksperiencave të suksesshme dhe rritjes së bashkëpunimit në disa fusha.

Kryebashkiaku Palazzi vlerësoi ndryshimet që po pëson Tirana dhe theksoi se ky është një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga të tjerët.

“Tirana është një qytet që po rritet me hapa të shpejtë dhe në rritjen e saj po përpiqet të përqafojë dhe përfshijë të gjithë, sepse ky është roli i një kryeqyteti. Nuk ka asnjë dyshim, të festosh 100 vite kryeqytet, do të thotë të vihesh përballë kësaj sfide, gjë të cilën ju po e bëni shumë mirë, nëpërmjet punës së shkëlqyer të ekipit, me një staf të ri, gjë e cila bën edhe diferencën me ide moderne evropiane”, tha Palazzi, teksa përgëzoi edhe politikat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për t’ua rikthyer hapësirat qytetarëve.

“Puna që keni bërë në këtë shesh të bukur e pasqyron më së miri këtë. T’u rikthesh hapësirat e gjelbra qytetarëve, kjo është një politikë shumë e rëndësishme, është politika e së ardhmes”, shtoi ai.

Teksa i dorëzoi Kullën e Sahatit, kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë 100 vjetor do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme. “Ky është takimi ynë i parë me një kryetar bashkie në shekullin e dytë të Tiranës. I gjithë viti do të jetë një vit festimesh. Jam shumë i lumtur që këtë shekull të dytë e hapëm me një mik shumë të mirë të Shqipërisë, por sidomos të Tiranës. Besoj se në finale, pavarësisht se raportet e Shqipërisë dhe Italisë janë perfekte, raportet mes qyteteve, ku jetojnë njerëzit prej vërteti, që bëjnë shkëmbimet reale, si në kulturë, biznes, studime, janë ato që i mbajnë popujt bashkë”, tha Veliaj.

Një prej bashkëpunimeve është edhe ai për Festivalin e Letërsisë që mbahet në Mantova, ku letërsia shqiptare do të ketë një pavion të veçantë.

“Shumë njerëz mund të thonë çfarë lidhjeje ka Tirana me Mantovan. Jemi dy qytete numër 1 për mbjelljen e pemëve, jemi qyteti numër 1 për pistat e biçikletave dhe unë besoj se për të gjithë ata që e duan Tiranën si jashtë shtetit, bëhet kështu: duke mbjellë më shumë pemë, më shumë pista biçikletash, më shumë transport elektrik, si taksitë elektrike që na erdhën në Tiranë. E ardhmja e qyteteve tona lidhet kryesisht me këto lloj emrash. Ndërkohë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ndihmën që na ka dhënë për të mikpritur Tiranën dhe për t’i dhënë një sallon dhe një vëmendje speciale në ekspozitën dhe në të gjithë panairet që bëhen në Mantova, sidomos në panairin dhe festivalin e letërsisë”, deklaroi ai.

Mantova ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, ndaj Veliaj dhe Palazzi ranë dakord për të ndarë përvojat dhe përgatitjen e qytetit tonë si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

“Mezi pres që të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe do të përgatitemi, jo vetëm që në 100-vjetorin e Tiranës të kemi një prezencë dinjitoze në Festivalin e Letërsisë në Mantova, por duam të mësojmë nga më të mirët edhe për vitin 2022, ku do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mantova ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës; do të përdorim këtë hapësirë dy-vjeçare që ekspertët tanë të përgatisin një vit europian të rinisë në qytetin e Tiranës për të mos u harruar dhe për t’u kthyer në një etalon se çfarë do të thotë një organizim dinjitoz, evropian i aktiviteteve. Ashtu siç më tregoi Mattia, këto janë mundësi fantastike, e vë qytetin në hartë, flet gjithë Europa për kryeqytetin tënd, nëse je i kulturës apo i rinisë. Duam të mësojmë nga më të mirët”, u shpreh Veliaj.

Në shenjë të miqësisë mes dy qyteteve, kryebashkiakët Veliaj dhe Palazzi mbollën edhe një pemë në sheshin “Europa”.

Next Post
Njohja e patentave në Itali, publikohet lista e dokumenteve të nevojshme

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Cakaj takon Zielke: Përpjekje për arritjen e marrëveshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

January 31, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

January 31, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër , e Dielë 1 shkurt 2026

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In