Veliaj pohon: Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, çelësat Vitin e Ri

Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.

Kemi mbyllur zyrtarisht menaxhimin e krizës për tërmetin e 21 shtatorit. Kemi shlyer pagesat cash për 1800 familje që patën dëmtime nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë janë rindërtuar 60 shtëpi, të cilat tërmeti i shtatorit i dëmtoi përtej riparimit. Mezi pres që të njëjtën gjë ta themi edhe për familjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kemi filluar me dhënien e shtëpive të para, që janë ndërtuar përmes procesit të rindërtimit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në terren po ecet me ritme mjaft të shpejta çka garanton se brenda Vitit të Ri 850 familje që humbën banesat individuale nga tërmeti tragjik i Nëntorit të shkuar do marrin çelësat e shtëpive të reja.

“Do të ndihmojmë 850 familje me shtëpi individuale. Ndaj, një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to. Në disa raste kontaktorët e kanë bërë shumë më shpejt sesa afati 8 javor, madje disa shtëpi kanë mbaruar për 3-4 javë, disa do ta marrin të plotë afatin 8 javor duke qenë se janë në zona më periferike rurale, ku edhe transporti bëhet me kafshë, sepse janë realisht zona të thella”, tha Veliaj.

Next Post

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:

    Premtime prej mashtruesi moster i rilindjes qe po jep shpirte be gjunjet e lulashit@mones se babaxhikes

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com