• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Po shohim mundësinë për t’i rritur rrogat edukatoreve. Do ndërtohen 20 shkolla të reja

by Java News
14/02/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të vijojë punën për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Gjatë analizës vjetotore të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve për vitin 2016 dhe objektivat për vitin 2017, Veliaj deklaroi se sikurse u veprua me ndërtimin e 31 çerdheve dhe 27 kopshteve, do të vijojë puna për ndërtimin edhe të shkollave.

“Plani që shpalosëm dje është që të shkojmë në një partneritet publik – privat. Ajo që po themi është, shpenzojmë të njëjtin buxhet vjetor, por në vend që t’i bëjmë një e nga një shkollat, e bëjmë siç e bëmë me çerdhet dhe kopshtet, të gjitha përnjëherë. Nëse do të vazhdonim me ritmin që punonte administrata tjetër, mua do të më duheshin 8 mandate per te ndertuar 20 shkollat qe i duhen Tiranes. Me ligj e kam 3, dashtë publiku më voton për dy, por me ligj e kam 3”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se me shëndoshjen që kanë pësuar financat, si pasojë e miradministrimit të fondeve, po shihet mundësia për rritjen e mëtejshme të pagave të edukatoreve që punojnë në çerdhe apo në kopshte.

“Më vjen mirë që me shëndoshjen financiare të Bashkisë patëm mundësi që të bënim një rritje të parë të rrogave për të gjithë edukatoret dhe gjithë punonjësit tanë në shërbimet e fëmijëve dhe jam shumë shpresëplotë që nëse bashkia do të vazhdojë me këto ritme, do jemi akoma më të mundur që të shpërblejmë financiarisht dhe t’i barazojmë rrogat tona. Nuk shikoj asnjë arsye se pse rrogat e edukatoreve të çerdheve dhe kopshteve mos të jenë në të njëjtin model që të kemi mundësi dhe të themi që në këtë qytet për mundin e barabartë kemi një rrogë të barabartë”, tha ai.

Kryebashkiaku komentoi dhe çështjen e transportit publik ku theksoi se është përmirësuar flota dhe janë hapur disa linja të reja të udhëtimit.

“Në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, puna fillon në orën 6:30-7.00 të mëngjesit. Ashtu siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet, kur i paraprimë fluksit të orës 7 me 8, që është fluksi më i madh, duke i filluar respektivisht në 6:30 edhe 7,  do të duhet ta bëjmë këtë edhe me institucionet e tjera. Ndoshta edhe me shkollat private, ndoshta edhe me shumë prej ministrive apo agjencive të ndryshme. Vërtet e kemi shtuar numrin e autobuseve nga 200 në 290 mjete, por nëse mbi 100 mijë njerëz dalin në të njëjtën kohë për të filluar aktivitetin e tyre, në të njëjtën orë nuk ka metro nuk ka tren, nuk ka autobusë që e përballon këtë. Ndaj është e rëndësishme që ashtu siç vendosëm për çerdhet dhe kopshtet, oraret 6:30-7:00, ashtu të vendosim edhe për institucionet e tjera si një mënyrë për ta kalendarizuar dhe për ta shpërndarë fashon orare të fluksit të mëngjesit”, tha Veliaj.

Next Post
VIDEO/ E frikshme… ngul 38 gozhda me kokë, brenda dy minutave!

VIDEO/ E frikshme... ngul 38 gozhda me kokë, brenda dy minutave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In