• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj përuron palestrën e gjimnazit “Qemal Stafa”: Model për t’u ndjekur

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i ri shkollor i ka gjetur nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” me palestër dhe ambiente të reja sportive. Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e fushave sportive të lojërave në dorë në këtë shkollë, të cilat gjatë paradites do të shërbejnë për procesin edukativ sportiv, ndërsa pasdite do jenë të hapura edhe për banorët e zonës përreth. Fushat u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh i kënaqur që, pak muaj pas rikonstruksionit të të gjithë shkollës, u mundësua edhe hapja e fushave të rinovuara sportive.

veliaj-te-shkolla-qemal-stafa-1“Është jo vetëm shkolla më e mirë për sa i takon infrastrukturës, pra për klasat e laboratorët që ka, por edhe për terrenet sportive. Kjo është një tjetër fjalë e mbajtur”, tha Veliaj. Ai vuri theksin te fakti se këto ambiente të reja, ashtu si edhe palestra, do t’i shërbejnë nxënësve dhe qytetarëve, pasi gjimnazi “Qemal Stafa” do të jetë një nga shkollat e përfshira në projektin e shkollave si qendra komunitare.

veliaj-te-shkolla-qemal-stafa-2“Është një investim që ka dobi të dyfishtë: Është investim për nxënësit e “Qemal Stafës”, për të gjithë ata që kanë orët e tyre të fiskulturës, por sigurisht edhe për banorët e njësisë 10, sepse pas orëve të mësimit, palestra, terrenet sportive që janë të një cilësie jashtëzakonisht të lartë, do të jenë të hapura për komunitetin”, shtoi kryetari i bashkisë. Ai shprehu gjithashtu besimin se investime të tilla largojnë të rinjtë nga kafenetë apo sallonet e basteve, duke i sjellë në aktivitete fizike e duke i bërë qytetarë më të mirë për të nesërmen.

veliaj-te-shkolla-qemal-stafa-7“Bashkia e Tiranës shtoi një fond tjetër 20% për t’u siguruar që kemi cilësi të njëjtë me çdo shkollë tjetër evropiane, kur vjen puna tek infrastruktura. Tani na mbetet që i vetmi kompensim që kërkon Bashkia e Tiranës janë notat e mira dhe rezultatet e nxënësve. Kjo do të na bënte realisht të ndiheshim krenarë dhe të ndiheshim mirë që paratë i kemi vënë për ta bërë jetën dhe suksesin e të rinjve të Tiranës sa më të arritshëm”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se gjimnazi “Qemal Stafa” është tashmë një pikë orientimi për standardin që duhet të kenë institucionet arsimore në kryeqytet.

“Me standardin që kemi ngritur në shkollën “Qemal Stafa” kemi rritur stekën e investimeve në bashki dhe ky do të jetë standardi që do aplikojmë në çdo shkollë tjetër, për t’u siguruar që ky nuk është vetëm një “ishull ekselence”, si për notat e aktivitetet sportive, por ky është standardi që aplikojmë në të gjithë territorin e Tiranës, për të gjithë nxënësit e Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Next Post
Kristi Pinderi sulmon Mesila Dodën: Është politikane, bën prostitucion nga mëngjesi në darkë

Kristi Pinderi: Homoseksualët nuk vrasin gra, nuk ngacmojnë sekretare e nuk prishin familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In