Punimet për unazën e vogël në kryeqytet u finalizuan sot me një ceremoni rasti ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Gjatë fjalës për mediat, Veliaj ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin që treguan gjatë punimeve për Unazën, ndërsa u ka bërë atyre edhe një apel.
“Ftoj qytetarët të përdorin rrugë alternative për të mos krijuar trafik”, ka deklaruar Veliaj.
Ai ka shtuar se, në qershor edhe sheshi Skëndërbej do të jetë gati për qytetarët./a.m.