• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për sheshin ‘Skënderbej’: Bëjmë gjëra të mrekullueshme ne shqiptarët kur bashkëpunojmë

by Java News
11/06/2019 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja se sheshi qendror në kryeqytetin e Shqipërisë, një shesh kaotik, do të transformohej në një oaz pemësh dhe shatërvanësh dhe në një zonë pa makina.

I konsideruar si sheshi më i madh i këmbësorëve në Ballkan, sheshi “Skënderbej” i shtruar me pllaka guri nga të gjitha anët e vendit, është kthyer dalë projektit të Bashkisë së Tiranës jo vetëm në simbolin e unitetit kombëtar, por edhe një hapësirë ndërveprimi midis qytetarëve.

“2 vjet Sheshi “Skënderbej”. Duket sikur ka qenë gjithmonë aty, por ka veç dy vjet dhe ka gjeneruar dhjetra aktivitete, qindra takime e mijëra momente të bukura shqiptare . Bëjmë gjëra të mrekullueshme ne shqiptarët kur bashkëpunojmë e nuk bllokojmë njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.

Elementët kryesor të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Sheshi është shtruar gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj.

Një element shumë i rëndësishëm i këtij sheshi është edhe gjelbërimi. Ky projekt ka sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Por ajo që erdhi si risi në krahasim me projektin që zbatoi bashkia e mëparshme është se tashmë sheshi nuk është më si një rotondo për makinat, por si një qendër e vërtetë e qytetit dhe jo vetëm.

E gjithë zona rreth Muzeut Kombëtar ka disa minisheshe dhe parqe të vegjël që krijojë mjaftueshëm hapësirë për intimitet dhe për aktivitete publike më të vogla, por sigurisht dhe pjesa qendrore për të siguruar ato hapësira më të mëdha që do të shërbejnë qoftë për tubime politike apo artistike, apo festa kombëtare.

Një element tjetër i shtuar sheshit është edhe parkimi publik nëntokësor. Ai ka një kapacitet prej 358 makinash dhe përveç parkimit, ofron edhe mundësi për karikimi për makinat që funksionojnë me energji, kjo si një mënyrë për të stimuluar makinat ekologjike./l.m

Next Post
Rama në hapjen e fushatës së PS-së: Opozita ka frikë që të futet në zgjedhje, mos e çoni në mendje bllokimin

Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In