• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për Euronews: Zgjedhjet më 30 qershor, liderët e korruptuar të opozitës frikë nga drejtësia

by Java News
28/06/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka rikonfirmuar edhe njëherë se shqiptarët më 30 qershor do të shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive për katër vitet e ardhshme. Në një lidhje direkte me Euronews, Veliaj theksoi se tashmë data e zgjedhjeve nuk është në duart e kryeministrit, por e vendosur nga Kushtetuta, e cila thote se zgjedhjet duhet të zhvillohen çdo katër vite.

Kandidati socialist thekson se Bashkimi Europian dhe SHBA-të janë shprehur qartë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, duke mbështetur demokracinë në Shqipëri. Veliaj nënvizon se qëndrimi i opozitës për të mos u futur në zgjedhje lidhet me frikën e liderëve të saj të korruptuar nga reforma në drejtësi, që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të dhe BE. Ai thotë se kjo reformë që po ndërmerr Shqipëria do të prekë disa njerëz, por theksoi Veliaj, shumica e qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga influenca ruse që po sponsorizon këto protesta të opozitës.

Gazetarja: Le të shpjegojmë pak pse Kryeministri është kaq i vendosur për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve?

Veliaj: Nuk mendoj se kjo është në duart e Kryeministrit, por Kushtetuta ka vendosur që zgjedhjet të zhvillohen çdo katër vjet. Ne jemi një vend demokratik, nuk mund t’i ndryshojmë rregullat, demokracia është një “sport” me pjesëmarrje. Pra, nëse Kushtetuta thotë se duhet t’i zhvillojmë zgjedhjet çdo katër vjet, atëherë as Presidenti, e as ndonjë institucion tjetër, nuk e ka autoritetin të thotë që ato të zhvillohen çdo 5, 7 apo 9 vite. Mendoj se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës folën shumë qartë ditën e djeshme, ata e mbështesin demokracinë në Shqipëri, data 30 qershor është dita e zgjedhjeve dhe ne duhet të kemi zgjedhje.

Unë si kryetar bashkie nuk mund të qëndroj në zyrë më shumë se 4 vjet dhe rregullat e lojës nuk mund të injorohen në asnjë demokraci. Pra, kam një mandat, i cili përfundon më 30 qershor, dhe duhet të shkojmë për rikonformim. Në zgjedhje marrin pjesë 44 parti politike, vetëm disa nuk marrin pjesë, dhe unë mendoj se shqetësimi kryesor i tyre është reforma në drejtësi, që SHBA-të dhe BE po sponsorizojnë në Shqipëri, e cila po ecën përpara me largimin e gjyqtarëve të korruptuar, duke ndryshuar mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë, i cili nuk duhet të jetë si ankand për atë që paguan më shumë, por duhet të jetë një garë se kush ka të drejtë. Unë mendoj se reforma në drejtësi dhe fakti se disa liderëve të korruptuar të opozitës iu janë hequr vizat nga SHBA-të, apo kufizime të tjera që iu janë vendosur, janë arsyeja e kësaj situate.

Gazetarja: A jeni të shqetësuar se kjo mungesë stabiliteti mund të ndikojë në përpjekjet tuaja për t’iu bashkuar BE-së?

Veliaj: Mendoj se do të kemi më shumë impakt nëse ecim përpara me zgjedhjet, nëse vendosim se shteti i së drejtës nuk është diçka me të cilën mund të luajmë sipas oreksit të politikës. Mendoj se vendimi ynë për të respektuar Kushtetutën, për të respektuar gjykatat, për të respektuar publikun, të cilit i detyrohemi një shpjegim, i detyrohemi një garë në ditën e zgjedhjeve, është mënyra më e mirë për të respektuar ambicien tonë europiane. Ne vijmë nga një kohë kur në këtë vend nuk lejoheshin zgjedhjet, vijmë nga një kohë kur Shqipëria, Tirana, ky kryeqytet ishte si Korea e Veriut, si Pjong Jangu i Europës. Pra, mendoj se e kemi lënë pas këtë të shkuar për të ardhmen ku duhet të garojmë çdo 4 vite. Nëse Presidenti, i cili është gjithashtu bashkëshorti i njërës prej liderëve të opozitës, thotë se një pjesë e familjes së tij nuk është gati të marrë pjesë në zgjedhje, në sondazhe dalin shumë keq dhe kundërshtojnë reformat e mbështetura nga BE dhe SHBA, mund të na bashkohen kur të jenë gati, por ne s’mund t’u themi qytetarëve të shkojnë në shtëpi, derisa politikanët të bëhen gati.

Zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin politikanët, jo politikanët të zgjedhin njerëzit. Prandaj, duhet të respektojmë datën dhe të mbështesim aleatët tanë më të mirë, të cilët kanë identifikuar datën 30 qershor si ditën e zgjedhjeve.

Gazetarja: Meqë po flasim për politikanët, çfarë duhet të ndodhë që opozita të futet në zgjedhje dhe të marrë pjesë në proces?

Veliaj: Kryeministri ka bërë shtatë përpjekje duke i dërguar letra të hapura liderit të opozitës, me ftesën për t’u ulur në tavolinë. Unë e di që ata janë të mërzitur me reformën në drejtësi dhe e di çfarë? Kanë të drejtë sepse në 30 vitet e fundit kanë vendosur gjyqtarë, të cilët nuk e shpjegojnë dot pse një Maserati, pse një Bugatti apo Lamborghini, shfaqet në derën e shtëpisë së tyre kur kanë më pak se 1 mijë euro në muaj të ardhura. E di që kjo të dhemb, por e di çfarë? Kjo duhet të ndryshojë, nuk mund ta mbajmë këtë vend peng me gjyqtarë të korruptuar ose politikanë, të cilët kanë luajtur me ligjet, me Kushtetutën, me gjykatat për 30 vitet e fundit. Unë kam jetuar jashtë vendit, kam ardhur këtu të rris djalin tim, u ktheva si aktivist, si protestues, drejtoj një qytet të progresist, po punojmë që të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë në vitin 2022, prandaj besoj se duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për të mbajtur mbi supe politikanë nga e shkuara. Në qoftë se disa njerëz po humbin të mirat e tyre, nëse disa njerëz po ballafaqohen me transparencën, nëse gjyqtarët e rinj po i nxjerrin ata para drejtësisë, dhe nuk ka rëndësi nëse janë ministra ose kanë emër të madh në politikë, mendoj se këto flasin shumë për tranzicionin e dhimbshëm që po kalojmë, disa njerëzve u dhemb kjo, por mendoj se shumica e njerëzve duan të largohen nga ndikimi rus që po sponsorizon këto protesta./l.m

Next Post
Manastirliu: Në 30 qershor do votohet, shqiptarët duan paqe

Manastirliu: Në 30 qershor do votohet, shqiptarët duan paqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In