• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj: PD-së i ka ngelur ora në vitet ‘96-’97, e vetmja gjë e pandalshme dje në autosallonin 10 milionë euro ishte virusi

by
26/03/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Eljo Hysko zhvilloi sot një takim me të rinj të Njësisë 5, të cilëve u theksoi rëndësinë e votës për të shenjuar të ardhmen e tyre.

Sipas Veliajt, edhe në këtë fushatë atipike, Partia Socialiste ndryshon nga forcat e tjera politike sepse vendos shëndetin e njerëzve në plan të parë.

“Që këtu ndahemi me palën tjetër: Mbi jetën e njeriut nuk ka asnjë interes tjetër. Partitë janë në funksion të njerëzve dhe jo njerëzit qëllim në vetvete të fitores. Ata thonë, “o burra, bëni një autosallon! Lini makinat dhe të gjithë te tribuna!” E vetmja gjë “unstoppable” ishte virusi, që gjeti shesh e bëri përshesh. Ndërkohë, ne besojmë te politika që e sheh pushtetin si mjet për të arritur qëllimet e njerëzve”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se për Partinë Demokratike makina e shtrenjtë përbën ende një status dhe mjet force ndaj njerëzve të zakonshëm.

“Me atë që pashë dje, praktikisht më i forti, më i bukuri dhe më i miri ishte ai që kishte “Bentley” dhe “Porsche Cayenne”. Ne jemi një parti që themi, më i miri është ai që del me 10-ta, që përfshihet në komunitet, që adopton një gjysh, ose një gjyshe. Kjo nuk duhet të jetë një garë “kush ka automjetin më të madh e më ndotës”. Kjo duhet të jetë një betejë për kulturë, për qytetari”, vijoi Veliaj, duke shtuar se atyre iu ka ngelur ende ora në vitin 1996.

“Më nxorrën “mallin” e viteve ‘96-‘97. Sot jemi në vitin 2021. Përderisa shoqëria është modernizuar, duhet të modernizohet edhe partia, edhe politika. Por qartazi disa njerëzve iu ka ngelur ora në vitet ’96-‘97”, tha më tej Veliaj.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk e merr të mirëqenë votën e qytetarëve, por punon dhe shërben çdo ditë me përgjegjshmëri dhe përulësi./ b.h

Next Post
Skënder Brataj: Mbi debatin a duhet të vaksinohemi me AstraZeneca, a jo

"Vaksina kineze e sigurt, e provuar në 22 shtete", Brataj: Vaksinimi i qytetarëve i rëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In