• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Patronazhistin e sulmojnë sepse ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë!

by A R
15/01/2023 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i Qarkut të Tiranës, vlerësoi punën e të rinjve aktivistë socialistë, për të përcjellë në çdo derë lajmin e punëve të mira që bëhen në qytet. Në festën për 31 vjetorin e ditëlindjes së FRESSH-it, Veliaj theksoi se patronazhisti sulmohet sepse në fakt, ai ka qenë aktivisti më i shkëlqyer i fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

“Po të shohësh kundërshtarët tanë, ata sulmojnë strategjitë tona që funksionojnë më mirë. Patronazhisti është ai çuni dhe ajo goca që të vjen tek dera në kohën e pandemisë dhe i thotë një të moshuari: Urdhëro një kuti me ushqime, ja qesja e ilaçeve, a mund të ta mas tensionin? Patronazhisti ishte ai që, pas tërmetit, shkonte derë më derë dhe thoshte: për çfarë ke nevojë? Ke probleme me çatinë? Ata e sulmojnë patronazhistin sepse në fakt, patronazhisti ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë të fundit. Ndaj, unë besoj se ne do të kemi një betejë në çdo rrugë, në çdo lagje, e derë, por do kemi dhe një betejë në çdo telefon dhe në çdo rrjet social për të treguar diferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se qytetarët shqiptarë e kanë mjaft të qartë dallimin mes PS-së dhe PD-së. “Ju kujtoj se kur përmendim emrin e kundërshtarit, gjëja e parë që të vjen ndërmend, në çdo sondazh, është viti ’97, ku prindërit e shumë prej nesh humbën paratë e tyre; është viti ’98, kur Kryeministria sulmohej me antitank; është 21 janari, kur protestuesit vriteshin me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kurse kur ti përmend Partinë Socialiste dhe FRESSH-in, ti kujton vitin kur ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë; vitin kur ne jemi Qyteti Europian i Sportit 2023. Ti kujton Piramidën, kujton sheshin e ri “Skënderbej”, ti kujton aktivitetet e panumërta që patëm, për të rritur imazhin Tiranës dhe Shqipërisë, kujton Pazarin e Ri, kujton këndet e lodrave, kujton 43 shkollat e reja, kampusin e ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, konviktet e reja të Inxhinierisë, konviktet e reja të Mjekësisë, kampusin e ri në ‘Qytetin Studenti’, abonetë falas, kartën e studentit, konviktet me kosto të përgjysmuara. Kur ti kujton Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Forumin Rinor, ti kujton ditët më të mira të Shqipërisë, më të mirat e e gjeneratës sonë, më të mirat e organizatës sonë”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se PS është forca që i hap derën dhe i jep një mundësi çdo të riu dhe të reje për të ecur përpara dhe për të kontribuar për vendin. “Partia Socialiste është një familje e madhe, që i jep besim çdo djali dhe çdo vajze të re, që të bëhet dikushi. Përpara disa vitesh, Edi Rama dhe PS ma dha mua këtë shans. As tapetin e kuq, as derën nuk ma hapte dot një i afërmi im. Derën, mundësinë, për t’i shërbyer këtij viti dhe për të qenë në dobi të këtij qyteti ma dha Partia Socialiste e Shqipërisë. Nëse Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama i dhanë secilit një mundësi që të shkëlqejë, që të shërbejë, që të ecë përpara, ka ardhur koha që secili prej nesh t’i japë mbështetje Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në datën 14 maj, në zgjedhjet lokale”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të gjithë

Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In