• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Pas kopshteve dhe shkollave, fokusi tek infrastruktura në nivel kapilar

by A R
24/03/2024 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron”, “Riza Cuka”, “Pandi Dardha” dhe “Dritan Hoxha” në Njësinë 11, e populluar me pallate të vjetra dhe banesa private. Investimi i ri, jo vetëm do të krijojë një mjedis më të jetueshëm për komunitetin e zonës, por do të lehtësojë edhe qarkullimin e mjeteve nga Spitali i Traumës.

Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, kërkesë e komunitetit të zonës. Ai nënvizoi se projekti parashikon edhe rikuperimin e trotuarëve dhe të shesheve të zaptuara në këto 30 vite, duke ua kthyer ato komunitetit.

“Më vjen mirë që po e mbajmë fjalën sot. Po pastrohen të gjithë çibanët, po rregullohen sheshet. Më në fund kemi trotuarë në një zonë e cila kishte dalë jashtë kontrollit. Ndër vite ishin toleruar disa gjëra që nuk duhej të toleroheshin: zaptimi i shesheve të pallateve, zaptimi i xhepave të vegjël e lulishteve, zaptimi i këndeve të lodrave. Me skemën e re, me stolat, me lulet, me këndet e lodrave, me xhepat mes pallateve, i kthehet jeta komunitetit. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e banorëve ka qenë bashkëpunues, edhe dikush tjetër që mund të ketë ndërtuar ndonjë mur apo ndonjë lidhje të vogël pa leje do të duhet që të na mirëkuptojë. Vjen një moment ku secili prej nesh do të duhet të respektojë ligjet e bashkëjetesës”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë tha se përmirësimi i infrastrukturës publike dhe rehabilitimi i fasadave të pallateve, përmes “Fondit të Komunitetit”, po rrit vlerën e pronës së qytetarëve.

“Në momentin kur cilësia e rrugës, ndriçimi led, infrastruktura e futur nën tokë përkon edhe me pallatet që janë estetikisht të pranueshme, unë besoj se rritet vlera e gjithë komunitetit. Njerëzit këtu vijnë nga të gjitha cepat e Shqipërisë dhe kanë mësuar bashkëjetesën, që pavarësisht nga vijnë, pavarësisht si i kemi kushtet, do të duhet të bashkëjetojmë dhe të punojmë për të mirën e komunitetit. Më vjen mirë që e mbajmë këtë premtim! Do të doja shumë, edhe në bashkëpunim me banorët, të rregullojmë çështjen e parkimit të rezidentëve, që sigurisht është faza e dytë, mbasi firma të mbarojë punën”, shtoi më tej Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se puna nuk do të ndalet në këtë bllok banimi. Ai theksoi se një vëmendje e shtuar po i kushtohet investimeve në periferi, duke u fokusuar në nivel kapilar.

“Me të mbaruar këtë bllok fillojmë me bllokun tjetër. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë: nuk hapim dot 10 blloqe njëherësh, se i bie të paralizohet jeta e komunitetit. Ajo që zakonisht bëjmë është një efekt domino, mbarojmë një bllok pastaj fillojmë një bllok tjetër. Po më vjen mirë tani që i jemi turrur periferisë, dhe fakti që ne kemi bërë super shkolla në ekstremin e Njësisë 11, siç janë shkollat “Kennedy”, “Nënë Tereza”, “Andrea Stefani”, “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”, tani mund të fokusohemi te niveli kapilar nëpër lagje”, nënvizoi Veliaj.

Punimet parashikojnë shtrimin e të gjitha rrugicave brenda tij, si dhe rrjetin e kanalizimeve, të ujësjellësit. Gjithashtu, janë krijuar dhe sheshe që mund të shfrytëzohen nga grupmosha të ndryshme.

/a.r

Next Post
Me Berishën që është shpallur 2 herë ‘non grata’ si bashkëpunoni? Bardhi zihet ngushtë, i ‘dredhon’ pyetjes

“Ceno Klosi e ka vendin në burg, si drejtori i ARRSH”, Bardhi: Janë dy personat që mbronin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In