• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj paralajmëron operatorët e transportit publik: Sistem pikëzimi, largohet kush nuk plotëson standartet

by A R
28/01/2017 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Operatorët e transportit publik në Tiranë do t’i nënshtrohen sistemit të pikëzimit si mënyrë kontrolli për respektimin orareve dhe plotësimin e kushteve për udhëtim normal të qytetarëve. Pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku ndër të tjera tha se nuk do të tolerohet moszbatimi i kontratës nga ana e operatorëve. Ai u shpreh se për çdo shkelje të vërejtur do të vendosen gjoba, të cilat përveç vlerës financiare, do të ulin kuotën e pikëve në sistemin e pikëzimit për operatorët.

“Falë gjobave të AMK-së kemi transformuar mënyrën e bërjes së politikave të transportit në Tiranë. Kompanitë që kanë nisur të operojnë nga fillimi i këtij viti, vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh. Gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Duke vlerësuar punën e AMK-së për disiplinimin e transportit publik, Veliaj theksoi se falë sistemit të ri të pikëzimit, kur dikush futet në ‘listën e zezë’ të kompanive që nuk respektojnë rregullat për një transport publik të shpejtë dhe cilësor, nuk do ketë më kurrë akses për të shërbyer në Tiranë.

“E vetmja mënyrë se si mund ta përmirësojmë shërbimin është falë pikëzimit; sot kemi vendosur një sistem transparent se si do të verifikojmë shërbimin që ofrohet nga të gjithë operatorët tanë të transportit publik”, shtoi ai.

Veliaj vlerësoi si një nga arritjet e AMK-së punën e realizuar në lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e tyre në shërbim të qytetarëve, veçanërisht hapësirat për më të vegjlit e qytetit. “Shumë njerëz pyesin: nga dolën gjithë këto kënde lodrash, sheshe sportive, stola? Nga hapësirat që liruan AMK-ja dhe agjencitë e tjera të bashkisë. Vërtet 300 mijë banorë të Tiranës janë fëmijë dhe nuk votojnë, por përbëjnë 1/3 e popullsisë së qytetit. Një qytet që është i pandjeshëm për t’i respektuar hapësirat publike, s’ka të ardhme”, theksoi ai.

Kryebashkiaku  i Tiranës u ndal edhe te puna e mirë e AMK në kontrollin e tregjeve, duke theksuar se për herë të parë këtë vit të ri nuk pati rritje të çmimeve të produkteve tradicionale të festës. Një nga detyrat e tjera për të cilat AMK-ja ka patur një angazhim të plotë gjatë vitit që lamë pas ishte edhe ajo për mjekimin dhe sterilizimin e kafshëve endacake. Veliaj theksoi se edhe për këtë çështje puna e Bashkisë nuk do matet më me atë që është bërë para dy vitesh, por me atë që u bë në 2016.

“Shumë nga gjërat që cilësoheshin tabu, që s’kishin fare vëmendje publike, siç ishte çështja e kafshëve endacakë, sot ka marrë zgjidhje”, përfundoi Veliaj.

/a.m.

Next Post
VIDEO/ Stresi sfidon policinë nga arratia: Kam shitur 200 kg kokainë

VIDEO/ Stresi sfidon policinë nga arratia: Kam shitur 200 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In