• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, paqe me banorët e Astirit, i hapet rrugë projektit të Unazës

by Java News
27/11/2018 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shtrëngoi sot duart me banorët e zonës së Astirit, duke e futur çështjen e zgjerimit të Unazës së Madhe në rrugën e zgjidhjes. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila njofton se Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Por nuk dihet nëse të gjithë banorët janë dakord me Bashkinë.

Ndërkohë Veliaj i falënderoi banorët që pranuan t’i hapin rrugë zbatimit të projektit, që do ta kthejë edhe këtë segment të Unazës në një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.

“Ky qytet e ka ndarë mendjen të zhvillohet dhe duhet të eci përpara. Arsyeja pse dua të falenderoj të gjithë miqtë e tjerë është se të paktën këtu nuk kemi ndarje, këtu kemi dakordësi maksimale që ky qytet do të zhvillohet, do eci përpara, do ndërtohet, do bëhen rrugë, do bëhen shkolla, do bëhen kopshte, do bëhen çerdhe, parqe dhe shpesh herë për këto punë do të duhet me hap rrugë të disa ndërtimeve, kjo nuk do as mend as kalem. Fakti që kemi stabilizuar këtë bazë dakordësie është një fillim i mirë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë bisedës që zhvilloi me ta.

Ai theksoi se nga projektet që sjellin zhvillim në qytet nuk humbet askush. “Këtu asnjë nuk do që të ketë të humbur dhe besoj që ekziston i gjithë mirëkuptimi, dashamirësia që të mos humbasë askush. Kur flas të mos humbasë askush dua t’i ndaj këto kategori. Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bo shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale.

“Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”, shtoi kryebashkiaku.

Ndërkohë, ai u bëri edhe një premtim tjetër banorëve që banesat i kanë të regjistruara se përveç shpronësimit do t’u sigurohet edhe leje ndërtimi nëse ata kanë tokë tjetër për të ndërtuar.

“Ka një kategori të dytë që ka të bëjë me çështjen e shpronësimit dhe në pjesën më të madhe na rezulton që përveçse përfitojnë nga shpronësimi kanë edhe pjesë toke mbrapa. Kush ka tokë tjetër mbrapa të vetën, që nuk e prek fare gjurma, të vijë që nesër të aplikojë për ndërtim në bashki, koeficientet janë publikë, nuk është një gjë që po e bëjmë sot me presion. Futuni te Tirana.al dhe shikoni që aty është, ka një vit koeficienti. Ama nëse shpronësohesh do ta ketë te shpronësimi, nëse nuk shpronësohesh i gjithë territori që preket nga gjurma që është tokë jotja të quhet koeficient te ndërtimi që do të bësh vetë. Pra, në qoftë se ke këtë hapësirë, 30-40% ta zë rruga dhe 50-60% e ke tokën tate që s’ta prek, atëherë të gjithë metrat që të takojnë në pallatin tënd apo në ndërtesën tënde të transferohen te kjo pjesë dhe krejt papritur nuk je më hallexhi, por je dikush që ke ndërtuar në vijë të parë të rrugës më të rëndësishme sot të Shqipërisë”, tha kryebashkiaku.

Veliaj falenderoi banorët që pranuan të bashkëpunojnë dhe ata që sipas tij u distancuan nga politika që kërkon ta shfrytëzojë këtë protestë për përfitime politike.

“Ka edhe një kategori tjetër që është një kategori që me thënë të drejtën unë nuk e ndihmoj dot, që është kategoria e politikanëve. Kategoria e atyre që duan të kandidojnë në listat e ardhshme, kategoria e atyre që nuk janë fare banorë aty, por që vijnë me autobusë për to. Janë një kategori që nuk i ndihmoj dot, ata kanë nevojë për ndihmë sociale, për këshillim, ata kanë nevojë për dashuri nga shoqëria, por këta s’janë banorë, dhe vijnë aty për sport, siç vijnë tek lodrat, siç vijnë tek teatri. Kush vjen deputet që deri dje ishte në Londër, që s’i ka prek këmba ndonjëherë tokë, që zbret nga ‘Range’, me puro, vjen dhe ngre gishtat lart që të kapë kandidimin prapë, pastaj shkon për haviar, vallaj kjo është që kategori që vjen aty për hallin e vet, nuk vjen për hallin tuaj”, nënvizoi kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë bëri siguroi banorët se ashtu siç edhe bisedoi dhe ra dakord me ta, specialistë të Bashkisë së Tiranës do të vijojnë të bisedojnë edhe me banorë të tjerë për t’i sqaruar mbi mundësitë që kanë përpara.

“Nëse me këtë frymë i sqarojmë njerëzit dhe pastaj vijojmë me një seri takimesh, të hënën me këtë bllok, me arkitektët, me urbanistët, me inxhinierët; të martën në bllokun tjetër, dhe në qoftë se të gjithë njerëzit sqarohen, siç jemi sqaruar këto ditë me njerëzillëk, do të gjejmë gjuhën e përbashkët. Ambicia jonë për këtë qytet është që asnjë të mos jetë i humbur. Politikanët që s’dinë me bo atë që duhet le të humbasin, por nga populli asnjë s’duhet të jetë i humbur. Kështu që gjeni sot një formulë dhe një bashkëpunim për të mos humbur asnjeri. Kush ka nevojë për banesa sociale, kush ka nevojë për lekët për shpronësim, kush ka pronë dhe do ta zhvillojë bujrum në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

“Keni qarë ju dhe kam qarë dhe unë sepse marr taksa dhe me ato taksa ndërtohet një kopsht një çerdhe. Ne mund të kemi bindje politike nga më të ndryshme, nuk na intereson fare, as nuk jam për vota, dua të gjejmë zgjidhjen”, tha më tej Veliaj.

a.ç

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 28 Nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In