• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më pak seminare, më shumë punë për qytetarët

by A R
06/07/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës i bashkohet nismës së Presidencës së Eurorajonit Adriatiko-Jonian për luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit me fondet e Bashkimit Europian nga qeverisja vendore, si e vetmja mënyrë për të rritur besueshmërinë e qytetarëve dhe për të përfituar sa më shumë nga fondet e donatorëve të ndryshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën me temë: “Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare dhe mashtrimeve” e organizuar nga Këshilli i Qarkut të Tiranës, në kuadër të Presidencës së Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe Autoritetit Menaxhues të Programeve të Bashkëpunimit Territorial Europian, ku theksoi rëndësinë që ka miradministrimi i financimeve të huaja, duke përfshirë edhe ato të projekteve IPA të Bashkimit Europian, jo vetëm për transformimin e qyteteve tona, por edhe për vijueshmërinë e tyre.

“Përveçse të tregohemi të disiplinuar me mënyrën se si përdoren fondet, ky është një moment i mirë reflektimi për projekte që kanë duk dhe që ofrojnë një rezultat konkret në një botë që është bërë gjithmonë e më shumë dyshuese mbi vlerën që kanë investime të tilla në rajonin tonë”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës, pavarësisht kohës shumë të shkurtër, është përpjekur të ndërtojë një marrëdhënie të re e shumë më efikase me komunitetin e donatorëve. Në njërën anë, është punuar për të rritur kapacitetet menaxhuese e administrative, e në anën tjetër janë bërë përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie sa më transparente.

“Është më e dobishme që me fondet e reja IPA të ndërtojmë vetë kapacitetet në nivel qarku, në nivel bashkie, në nivel ministrish, se si mund t’i aksesojmë këto fonde dhe të kemi sa më pak firo në ato që quhen shpenzime administrative dhe sa më shumë financa në projekte konkrete, të cilat nesër do të jenë kartolina më e bukur për qytetin, falë fondeve të Bashkimit Europian”, theksoi kryetari i Bashkisë. Veliaj theksoi se ka ardhur koha që të bëhet më shumë punë në ndryshimin e realiteteve dhe efikasitetin e përdorimit të këtyre fondeve, se sa në përdorimin e këtyre parave në edukimin apo shkrimin e projekteve.

“Ka më shumë organizata se 100 familje rome, që në fakt paguhen nga Bashkimi Europian për të mbrojtur kauzat e këtij komuniteti. Por, ndonjëherë më rezulton se ka më shumë interes që kauzat dhe krizat të vazhdojnë, që të justifikohen projektet dhe konsulencat pa fund. Sa paguhen para për konsulenca mund të kishim mjaftueshëm para për t’iu blerë të gjithëve një shtëpi shumë të mirë, në një vend që as nuk përmbytet, as nuk rrezikohet, që është afër spitalit, afër shkollës, afër çerdhes. Besoj se është një moment reflektimi që fondet e Bashkimit Europian mos të përdoren më për të shpikur rrotën. Jemi në një situatë kur çdo njeri në Shqipëri është i mbiseminarizuar, i mbikonferencizuar, i mbitrajnuar për të gjitha çështjet. Ka ardhur koha që të bëjmë gjëra konkrete”, shtoi Veliaj. Por, ndërsa vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme për të rritur garancitë për përdorimin dhe efiçensën e përdorimit të taksave dhe e fondeve të donatorëve, ai theksoi se kjo nuk duhet të kthehet në mjet që rrit burokracitë dhe zgjatjen e procedurave të lëvrimit të fondeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha gjithashtu se nevoja për të dëshmuar një miradministrim të fondeve të donatorëve bëhet edhe më e domosdoshme tashmë në një realitet krejt tjetër që krijoi fushata BREXIT, ku Shqipëria dhe rajoni u bënë target dhe kali i betejës së atyre që kërkuan daljen e Britanisë nga BE-ja. Ndaj, ka theksuar Veliaj, është e nevojshme që t’i tregohet të gjithë skeptikëve se fondet e BE-së nuk shpërdorohen, por ato shkojnë në destinacion dhe u shërbejnë qytetarëve.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, në rolin edhe të organizatorit të kësaj Konference, solli në vëmendje se vetëm pak kohë më parë u festua 10-vjetori i krijimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, ku përveçse u festua për arritjet, u caktuan edhe përgjegjësitë sfidat për të ardhmen. Këto sfida, tha Dalipi, synojnë krijimin e një rajoni ku interesat ekonomike, politike dhe shoqërore të qytetarëve të jenë në krye të agjendës.  “Rajonet, qarqet kanë nisur prej vitesh tashmë, të jenë aktorët kryesorë në programet e Bashkimit Europian që lidhen me projekte të partneritetit ndërkufitar. Profesionalizmi dhe përgjegjësia me të cilën menaxhohen fondet IPA, dëshmojnë se qarqet kanë edhe përvojën e mirë, si një instrument më tepër në mekanizmin kundër mashtrimit financiar dhe parregullsive”, tha ai.

Por, kjo eksperiencë, shtoi Dalipi, ka gjithmonë nevojë për informacione të reja dhe modele suksesi, të cilat do të shërbenin si inkurajim për të gjetur zgjidhjet e duhura, jo vetëm në drejtim të parandalimit të mashtrimit financiar, por edhe të betejave të tjera.

Next Post

Gabimet e Bush-Blair dhe luftrat preventive të Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In