• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nxori identitetin e Tiranës në ankand, kjo s’është çmenduri por kriminale

by Gjergj Bojaxhi
23/02/2018 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Bojaxhi

Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.

Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..

Shpifja 1. “Kam shtepi tek ETC” – une sot nuk banoj tek ETC dhe nuk kam pronesi tek ajo godine. 2-3 vitet e para pas kthimit tim nga SHBA (2006-2009) kam jetuar aty me familjen time. Por nuk e kuptoj pse fakti se ku banon një qytetar të jep apo të heq të drejtën e mendimit për të ardhmen e qytetit. A mund të na e thotë Z. Veliaj se ku duhet të jetojmë që të kemi të drejtë morale për të folur për masakrën që po i bëhet Tiranës?

Shpifja 2– “Grosisti më i madh i naftës në vend” – Fjala jote në vesh të perëndisë, por nuk jam dhe nuk kam qenë ndonjëherë grosisti më i madh i naftës në Shqipëri. Në fakt, me shumë mundësi arsyeja që nuk jam është sepse shpenzoj kaq shumë nga koha ime me problemet, shqetësimet publike që ju dhe shokët tuaj në politikë na shkaktoni në mënyrë të vazhdueshme. Por nqs do të kisha qenë do të ishte një gjë e mirë pasi jo vetëm që financiarisht do isha më mirë, por edhe do të kontribuoja edhe më shumë personalisht nga c’jam duke dhënë në luftën kundër këtij sistemi korruptiv që po betonizohet në Shqipëri. Sigurisht do të ishte më mirë edhe për qytetarët pasi do eliminohej evazioni fiskal, produktet pa standart cilësie, kontrabanda etj. Fatkeqësisht për qytetarët, Z. Veliaj, si shërbyes i kësaj elite që tashmë nuk është më thjesht korruptive, por po shndërrohet edhe në një elitë kriminale, po I jep leje kullash pikërisht ketyre “grosistëve” duke I ndihmuar të legjitimojnë të ardhurat e evazionit dhe kontrabandës.

Shpifja 3 – “Ndotja e bregdetit me naftë” – perveç që kam marrë pjesë si vullnetar në nisma të ndryshme për të pastruar bregdetin nga mbeturinat, nuk e di se si mund ta kem ndotur bregdetin me naftë. Në 7 vite që punoj në sektorin privat, nuk kam bërë kurrë import apo transport anije me naftë, në Shqiperi apo në ndonjë vend tjetër. Mos hezito të na tregosh qoftë një dokument të vetëm ku ka ndodhur ajo c’farë pretendon. E ke gjithë shtetin në gadishmëri për të pasur fakte prandaj mos fol sikur je anëtar i shoqërisë civile me informacione por pa dokumenta/fakte.

Shpifja 4 – “Efendikoi me i madh sot në Farkë” – Gënjeshtra tjetër e radhës nga Veliaj. Me siguri kanë qeshur me lot komshinjtë e mi këtu në katund, pasi edhe katundari më i këputur në Farkë ka më shumë tokë se unë. Sidoqoftë nuk e di se si kjo gjë përbën cështje publike për diskutim apo të tregojë dicka negative rreth meje? Për referencë në vitin 2002 kur ende punoja e jetoja në SHBA kam blerë tokë në Farkë me sipërfaqe 3,849 m2 dhe vlerë rreth 12,000 USD. Në atë periudhë Farka nuk kishte as zhavorr në rrugë, le më asfalt që nuk bëhej fjalë dhe ironikisht, nuk ngeli njeri I afërt pa më kritikuar pse e bleva tokën në atë “humbëtirë”. Çuditerisht pas 15 vjetesh vazhdoj të kritikohem për këtë tokë ku edhe banoj. Por kësaj rradhe nga vetë kryetari i bashkisë pasi pronësia e kësaj toke nuk I bën të moralshme mendimet dhe qëndrimet e mia për zhvillimin e qytetit. Pse?

Kam lindur në Tiranë dhe e dua qytetit tim; fakti që qyteti im i fëmijërisë dhe kujtimeve rinore është shpërfytyruar nga paraardhësit e tu, e tashmë edhe nga ty, më ka detyruar të gjej një zgjidhje të sforcuar dhe me kosto për mua dhe familjen time. Nuk e kuptova mirë akuzën apo përpëlitjet tuaja në këtë pikë, por po e dëmtoj unë shoqërinë këtu ku jetoj apo ju duke thelluar betonizimin dhe problemet e Tiranës? Mos kjo zgjedhje banimi që kam bërë më heq të drejtën të mos kujdesem më për qytetitin tim? Me këtë llogjikë, meqë të gjithë jetojmë në një apartament apo shtëpi askush nga ne nuk ka të drejtë të kritikojë apo të ngrejë shqetësime për zhvillimet e qytetit?

Sado që të përpiqet politika e sotme dhe makineria e propagandës me mercenarët e saj do vazhdoj të flas për problemet me të cilat përballet qyteti dhe vendi im pasi e konsideroj se është detyrë e çdo qytetari ta bëjë këtë gjë. Përpjekjet e dështuara për të më portretizuar si të pasur apo ku e di se cfarë janë dëshpëruese në shumë drejtime. E para nuk jam I tillë, pavaresisht se nuk do kishte asgjë të keqe të isha dhe se mendoj që ata njerëz që duke respektuar ligjin arrijnë të kenë sukses financiar në jetë duhet të jenë edhe shembuj frymëzimi për të tjerët dhe jo të linçohen si kulakë. E dyta, duke hedhur baltë mbi qytetarët aktivë, mbi gazetarët që skanë arritur ti blejnë me skemën e patronazhit që kanë krijuar, po tregon qartë që synimi i klasës politike që përfaqësojnë është të nënshtrojë dhe shantazhojë cdo element alternativë që prodhon shoqëria. Kjo, pasi sistemi politik dhe ekonomik që po instalohet nuk mund të mbijetojë në kushtet e një oponence të vërtetë. Por qartazi ne jetojmë në një vend ku kryetari i bashkisë gazetarëve që kanë pyetje të “rrezikshme” i afron terapi dhe jo përgjigje ndërsa atyre që mendojnë se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar duke respektuar trashëgiminë e qytetit dhe jo duke e shkatërruar atë i numëron pllakat e shtëpisë.

Por për t’ju rikthyer temës së vërtetë që kryetari bashkise u përpoq aq shumë ti shmangej në debatin me gazetarët, por që është kaq e rëndësishme për cdo qytetar që ka investuar jetën në këtë qytet, pyetja themeltare nga gazetarët mbeti pa përgjigje: Si mund të rregullohet cilësia e jetës në Tiranë duke ndërtuar dhe betonizuar më shumë qendrën e qytetit? Pergjigjja deri tani nga bashkia me vepra ka qënë: betonizimin e qytetit do e shërojmë duke e betonizuar edhe më shumë Tiranën.

Sheshi Skënderbej si dhe aksi i bulevardit dhe zonat rreth tyre jane jo thjesht zona monumentale të shpalluara ndër vite që i japin identitetin Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë por janë edhe qendra e botës shqiptare. Pikërisht kjo simbolike e bën këtë zonë edhe pronën e paluajtshme me vlerën më të lartë financiare në Tiranë. Kjo është arsyeja kryesore e përpjekjes që po bëni për të betonizuar këtë zonë me kulla. Kjo është edhe arsyeja pse këto leje për betonizimin e qendrës po jepen duke anashkaluar procedurat e Planit Urbanistik të Tiranës dhe duke shkelur parametrat urbanë të qytetit, si edhe pa konkurse ndërkombëtare.

Sot identiteti i Tiranës dhe zemra e botës shqiptare është nxjerrë në ankand nga Veliaj dhe Rama. Kjo nuk është thjesht çmenduri, kjo është kriminale.

Next Post
FOTO/ Ura e Tabakëve…vepra që i ka rezistuar kohës!

FOTO/ Ura e Tabakëve...vepra që i ka rezistuar kohës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
Opozita e Stacionit të trenit!

Opozita e Stacionit të trenit!

December 11, 2025
Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

December 11, 2025
Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In