• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nuk tërhiqet për parkun: Protestë komuniste, ne dëgjojmë vetëm ekspertët

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia nuk do të tërhiqet nga projekti i parkut të fëmijëve pranë Liqenit artificial. Nga Londra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për Top Channel duke krahasuar protestën e mbështetur nga PD të dielën me shijet e Partisë së Punës në kohën e komunizmit.

Çfarë do të ishte në rrezik nëse ju do të tërhiqeshit nga ndërtimi i këndit të lojërave?

Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët. Ne kemi patur disa ekspertë, nga një kompani gjermane, e cila është nga më të mirat për arkitekturën. Arkitektët kanë menduar se ai është vendi ideal, duke qenë se ka hije dhe se është në hyrje të parkut, dhe se prindërit janë afër për të ndjekur aktivitetin e fëmijëve. Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër. Kështu që histeria e tyre që në katër vitet e fundit apo gjatë viteve ‘90 po në Tiranë, lejuan që i gjithë Kampusi i liqenit, të rrethohej nga ndërtesa banale, me funksion të vetëm, kafet dhe betonin. Unë besoj se nuk kanë argument. Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend.

Një tjetër protestë është zhvilluar në Tiranë për çështjen e mbifaturimeve të Ujësjellësit, në të cilën ka marrë pjesë edhe zoti Tahiri. A ka mundësi të na shpjegosh se si qëndron e vërteta?

Kam ngritur një grup auditi prej 10 ditësh, i cili të hënën do më dorëzojë një raport që konfirmon dhe detajon se ku janë bërë këto mbifaturime. Ajo që dua t’i garantoj qytetarët është se asnjë qindarkë nuk do paguhet mbi atë që është shpenzuar. Jo vetëm kaq, por edhe personat që kanë dhënë urdhra të tilla në dëm të qytetarëve do të mbajnë përgjegjësi. Ashtu siç e kërkon ligji vendimet do t’i marrim në Bordin e aksionarëve që do të mbledhim javën e ardhshme. Unë ju garantoj që jo vetëm qytetarët nuk do të dëmtohen, por do të penalizohen ata që kanë shkaktuar këtë dëm.

TCH

Next Post

Faturat e ujit, UKT: Është sabotim, ka ndërhyrje nga jashtë sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In