Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se kopshti Nr. 16 në Laprakë është rinovuar totalisht duke ju shtuar kështu listës së 23 kopshteve të rikonstruktuar me standarte europine në Tiranë.
Në një postim në statusin e tij ne Facebook, paraditen e së shtunës, Veliaj shprehet se: “Është në Bllok? Jo! Kopshti 16 nga 23 që rinovohet totalisht është në Laprakë, i njëjti standart si në qendër të Tiranës”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj në kuadër të rinovimit të kopshteve dhe çerdheve në të gjithë bashkinë e kryeqytetit ka nisur punën për të ofruar standarte europine jo vetëm në qendër të Tiranës por edhe në periferi, apo siç edhe shprehet në krye të radhës Veliaj se, “Është në Bllok? Jo!, jemi në Laprakë”. /r.a