• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nuk do ketë rritje të taksave vitin e ardhshëm

by Java News
09/11/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë masave të ndërmarra nga shtabi i emergjencave, por edhe investimeve të kryera gjatë këtij viti në disa nga zonat më problematike të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka mundur të përballojë me sukses situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me 24 administratorët dhe grupin e emergjencave, ku analizoi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve, ndërsa theksoi se si pasojë e angazhimit të të gjitha strukturave, emergjenca kaloi dhe shumica e zonave po i rikthehen normalitetit. Ai theksoi se situata e krijuar në 48 orët e kaluara tregoi edhe një herë efikasitetin e investimeve që ka kryer Bashkia e Tiranës gjatë këtyre muajve.  

“Në zonat ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, nuk kemi pasur probleme. Situata e djeshme në zonat urbane u menaxhua vetëm me bllokimin e rrugëve në më pak se 90 minuta”, tha Veliaj. Ai vuri në dukje se një shembull për këtë ishte investimi në zonën e lumit të Tiranës, ku aty ku është ndërhyrë nuk pati për asnjë moment emergjencë nga prurjet e ujit. “Nuk patëm probleme në pjesën e lumit të Tiranës, përveç segmentit për të cilin kam kohë që këmbëngul se duhet liruar nga ndërtimet pa leje në shtrat. Ndaj besoj se organizatat e shoqërisë civile dhe avokatët në mbrojtje të interesit legjitim të banorëve për strehim, besoj se janë të bindur që bashkia ka të drejtë”, shtoi Veliaj.

Gjatë mbledhjes me administratorët, Veliaj sqaroi se nuk do të ketë asnjë rritje të taksave për vitin 2017, kjo falë punës së mirë që është bërë për mbledhjen e tyre.

“Nuk do të ketë asnjë rritje taksash për qytetarët dhe bizneset e Tiranës, sepse unë besoj që një familje nikoqire bën më shumë me mundësitë që ka. Ndaj më vjen mirë që do kemi një paketë akoma më të fuqishme investimesh, pa rritur fare taksat dhe tatimet e Bashkisë së Tiranës. Pa i rritur taksat dhe pa rritur vlerën e tatimeve për secilin familjar apo biznes në Tiranë, kemi rritur bazën”, tha ai.

Kryebashkiaku  përshëndeti marrjen e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke theksuar se në fund të këtij procesi, edhe Tirana do të jetë një nga kryeqytetet e BE-së.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët pasi sot Shqipëria ka marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Për Tiranën është një rast i veçantë sepse nuk kemi vetëm një kryeqytet në Europë, por me të gjitha gjasat kur ky proces të mbarojë, do të jetë një nga kryeqytetet e BE-së. Ndaj, besoj se për Tiranën është një moment i mirë, një moment jashtëzakonisht pozitiv. Dua të uroj Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, përfaqësuesit e mazhorancës tonë që kanë punuar fort. Por, besoj se ashtu si Qeveria qendrore që ka performuar për të sjellë Shqipërinë shumë afër BE-së dhe të fillojë negociatat, besoj se ne si kryeqytet kemi gjithashtu barrën që gjithmonë e më shumë të sillemi si një kryeqytet europian”, përfundoi Veliaj./a.k

Next Post
VIDEO/ Hahn mesazh për shqiptarët: Integrimi s’është rrugë me një drejtim, duhet punë me reformat

VIDEO/ Hahn mesazh për shqiptarët: Integrimi s'është rrugë me një drejtim, duhet punë me reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

January 19, 2026
Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

January 19, 2026
‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

January 19, 2026
Enver Robelli flet hapur për Shqipërinë politike: Garë bandash!

‘Lufta e uiskit’

January 19, 2026
“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In