• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj njofton ndërtimin e tregut të fruta-perimeve te Pazari i Ri

by A R
11/01/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në zonën e Pazarit e Ri, tha se projekti gjatë muajit janar do të njohë një tjetër fazë zhvillimi.

“Jemi shumë të kënaqur nga mënyra se si është operuar me kanalizimet, duke kryer të gjitha rrjetet e nevojshme. Këtë muaj, do të fillojmë edhe ndërtimin e markatës së fruta-perimeve. Më pas, bashkia do të ndërtojë markatën e mishit dhe të peshkut. Ideja është që të kemi sa më shumë hapësira të tilla pedonale, sa më shumë hapësira për komunitetin e sa më shumë hapësira me tregje që i shërbejnë qytetarëve në mënyrë higjenike”, u shpreh Veliaj.

Duke theksuar se ky ndryshim duhet përqafuar nga të gjithë, kryebashkiaku i Tiranës shprehu besimin se në Pazarin e Ri bashkia po ndërton një model si do të jenë tregjet në qytet dhe vizioni i bashkisë mbi hapësirat komunitare të Tiranës. “Me modelin që po ndërtojmë në Pazarin e Ri, do të kemi mundësi të vijojmë edhe në hapësira të tjera”, tha Veliaj. Ai e konsideroi si të suksesshëm eksperimentimin me tregjet e lëvizshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, të cilat synonin promovimin e produkteve bio lokale.

“Tregu i gjelave në Baldushk ishte një sukses, po ashtu edhe markimi i disa produkteve lokale si vaji i Ndroqit apo domatja e Shëngjergjit. Hapësira të tilla si tregu i Pazarit të Ri, janë një mundësi fantastike që të vazhdojmë dhe të promovojmë produktet e prodhuara në Tiranë ‘Made in Tirana’”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme se si paratë qëndrojnë në ekonominë e qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi edhe vijimin e disa investimeve të tjera që lidhen me sistemimin e tregjeve të qytetit. “Do të kemi një treg në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’, që lidhet në kryqëzim me rrugën “Vath Koreshi”, e cila ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm; po ashtu edhe në rrugën e Porcelanit, ku kemi një treg të improvizuar e që kërkon patjetër ndërhyrje për sistemim. I gjithë ky frymëzim vjen nga standardi që po vendosim këtu në Pazarin e Ri”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi gjithë qytetarët që kanë treguar bashkëpunim për realizimin e projektit të Pazarit të Ri dhe se falë këtij projekti shumë investitorë po i afrohen kësaj zone. Inaugurimi i fillimit të punimeve për Pazarin e Ri u bë më 7 tetor 2015, punime të cilat pritet të mbarojnë brenda afatit të parashikuar.

BW

Next Post

Prokuroria kërkon 15 vjet për pilotin e drogës. Riformato: Isha për turizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In