• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Një xhiro e Lulit me “Bentley”, “Range Rover”, “Porsche” e “Lamborghini” sa gjithë ekonomia e Shëngjergjit

by
20/04/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputetin e PS, Xhemal Qefalia ishin në Shëngjergj, ku ekonomia lokale është ngritur vetëm gjatë viteve të fundit falë promovimit të agroturizmit dhe prodhimeve bujqësore.

Edhe pse një komunitet i vogël banorësh, Veliaj tha se Partia Socialiste ka punuar njëlloj për këdo, si në qendër ashtu dhe në periferi, ndërsa për Partinë Demokratike njerëzit janë thjesht numra dhe prandaj ata shfaqen vetëm përpara zgjedhjeve.

“Më pyesin njerëzit shpesh: “Pse shkon në Shëngjergj për 600-700 vota? Pikërisht kjo është diferenca mes partisë tonë dhe të tjerëve. Ata i shohin njerëzit si numra dhe kujtohen vetëm kur vjen vakti i zgjedhjeve. Për ne njerëzit janë familje dhe në familje secili ndihmon tjetrin në rast nevoje. Ne iu jemi gjendur të gjithëve për shtëpitë pas tërmetit, pa pyetur për bindjet politike. Ne ishim te çdo nevojtar pas pandemisë, tek të gjithë ata që ishin të vetmuar, kemi shkuar shtëpi më shtëpi,” tha drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste.

Veliaj ironizoi fushatën e Partisë Demokratike, e cila, sipas tij, iu bën karshillëk njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, duke promovuar modelin e makinave të shtrenjta, një xhiro e vetme e të cilave tha ai vlen sa gjithë ekonomia e Shëngjergjit.

“Shikoj palën tjetër, xhiro gomat, hip mbi makina, akoma në vitet ‘90 duke u rënë borive. Por sot nuk është kush xhiron më shumë rrotat, po kush xhiron më shumë ekonominë dhe kush prodhon më shumë mirëqënie për njerëzit. Nuk është kush bërtet më shumë, kush vjen me “Jeep”, apo “Bentley”, me “Range Rover”, “Porsche” e “Lamborghini”, – një xhiro e Lulit është sa gjithë ekonomia e Shëngjergjit, – por kush bën më shumë shkolla, kush ndihmon me një shtëpi e kush ndihmon me ushqime në këto ditë të vështira,” tha Veliaj duke shtuar se kjo shpjegon edhe faktin pse ata nuk flasin kurrë për të kaluarën.

Në fund, Veliaj tha se Partia Socialiste ka plot arsye për t’u ndjerë krenare sot, ndërsa Lulzim Basha plot të tjera për t’u ndjerë i dështuar.

“Ne jemi krenarë për njerëzit tanë! Ne jemi krenarë për punët që kemi bërë! Ne jemi krenarë që subvencioni i bujqësisë e ka çuar naftën gjysmë për gjysmë! Ne jemi krenarë që agroturizmi në Shëngjergj mbështetet edhe nga Bashkia! Vetëm Luli nuk e përmend kurrë që ka qenë kryetar Bashkie. I kanë thënë ata këshilltarët, “mos ua kujto njerëzve që të ka ngel sahati!” Nuk e përmend kurrë që ka qenë ministër i Brendshëm, sepse u vranë njerëzit me plumba në mish. Nuk e përmend që ka qenë ministër i Jashtëm, se e fali detin. Nuk e përmend që ka qenë ministër Transporti, se tre vite iu shmang Gjykatës. Janë provuar e janë stërprovuar. Kanë dështuar dhe kanë vetëm turp,” tha kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj./ b.h

Next Post
Sherri nisi me grushte për motive të dobëta/ Shpallet në kërkim Ndriçim Jonuzi dhe 2 shokët e tij për plagosjen në Kavajë

Del bllof Meta e Basha/ Sekretari i PD në Kavajë: Sherri nisi për parkimin e makinës, më pas Jonuzi nxorri armën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In