• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Një politikan i moçëm gënjeu për ca vota…

by A R
06/12/2017 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se qytetet duhet të jenë të përgatitura për të përballuar situata sikurse ajo e disa ditëve më parë si pasojë e reshjeve të dendura. Në fjalën e mbajtur në konsultën e parë publike për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, ku në përfundim të këtij procesi kryeqyteti do të ketë plan të detajuar për transformimin e gjelbër të Tiranës, Veliaj theksoi se falë investimeve të realizuara në kohë, Tirana ia arriti që të përballojë me sukses edhe një situatë të tillë. “Kur ne mendojmë që është nën kontroll, natyra na jep një shkundje të fortë për të thënë, jo, në fakt këto gjëra që ju bëtë për 27 vite nuk harrohen kaq kollaj dhe besoj që asnjë prej nesh nuk është naiv dhe të mendojë që kjo është vetëm produkt keqmenaxhimi. Ky është një shpagim , një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që ne I kemi bërë natyrës këto 27 vite. Unë besoj që në historitë e fundit që ndodhën, pikërisht se filluam t’i diskutonim këto gjëra vjet, shkuan shumë më mirë sivjet. Disa histori si e famshmja zona e Don Boskos, ura e Shkozës, e famshmja Pallati me Shigjeta,Lana që fryhej e tejfryhej, lumi I Tiranës, njësia 4, njësia 8, njësia 9 fatmirësisht ecëm shumë shpejt me ato projekte”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cilësoi papërgjegjshmëri deklaratat e bëra nga përfaqësues të politikës për hapje të digës së Bovillës dhe të rezervuarëve  duke sjellë përmbytje të zonës së Kasharit. 

Kryebashkiaku Veliaj ironizoi duke thënë se politikanët, aq më tepër ata të moçëm, dhe që kanë drejtuar vendin, nuk duhet që të shfrytëzojnë situata të tilla për të përfituar vota. “Kur dëgjoja emra që kanë drejtuar shtetin shqiptar dhe që ne i kemi pasur në krye, që nuk dinin ku binte Bovilla dhe thoshin që Bovilla ka përmbytur një lagje në Tiranë, ndërkohë që ne kemi gjithë Lumin e Tiranës që na ndan. Pra do të duhet të ishte përmbytur lumi pa të na vinte në Tiranë. Ky burrë plak ka drejtuar Shqipërinë kaq, vite dhe abuzon në mënyrën më të ulët të mundshme. A e ndihmon kjo shoqërinë, duke I hequr alibinë çdo njeriu që ka prerë pemë dhe çdo njeriu që ka ndërtuar lumë? Kur ke një politikan, një njeri të moçëm të këtij vendi që ka drejtuar vendin dhe që është gati të përdorë çdo lloj populizmi, çdo lloj gënjeshtre kundër sensit të gravitetit të drejtimit të lumenjve, por ta shfrytëzojë: E thotë u bë qameti të kap një votë”, po pse kështu është”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kritikoi edhe përfaqësues vendor të cilët pavarësisht se rezervuarët I kanë në njësinë e tyre dhe kanë përgjegjësi për administrimin, fajësuan Bashkinë e Tiranës, duke mos njohur as njësinë e tyre administrative. “Kur mundoheshim, kundërshtarët politik më bindin se City Park krejt papritur është në Tiranë, ndërkohë që është në Vorë. Ndërkohë që rezervari Gjokaj është në Vorë, ndërkohë që lumi i Tërkuzës kalon në Zall-Herr dhe thashë si ka mundësi. Jo vetëm drejtues qëndror që abuzojnë për një votë, por edhe drejtues lokalë që nuk dinë ku kanë territorin e tyre, që nuk e dinë në fakt që rezervuari është në fakt në territorin e tyre. Nëse dikush e kishte hapur, e kishin bërë ata vetë. Si mund të shkojë kryetari i Bashkisë së Tiranës në një bashki tjetër dhe të hapë rezervuarin. Në këtë sens, ka ardhur koha dhe besoj se ky është grupi më serioz për ti parë pa populizëm, jo për dy vota, jo për tre vota, por për të parë se si ne së pari konfrontojmë veten tonë me mënyrën se si jemi sjellë me natyrën dhe së dyti se si mund të bëjmë plane serioze”, tha Veliaj.

Tirana është një nga dy qytetet e përzgjedhura në Europë nga BERZH për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, që do të krijojë jo vetëm mundësinë e financimit, por edhe një qasje më të strukturuar ndaj problemeve kryesore mjedisore që qyteti ynë përballet çdo ditë për shkak të një historie të zhvillimit urban kaotik dhe mungesës së planifikimit strategjik e të integruar. /b.d

Next Post
KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, PD-LSI rrëzojnë kërkesën e PS

KQZ i jep mandatin e deputetit të PDIU Elena Xhina, pas dorëheqjes së Bujar Muçajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In