• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nisim ndërtimin e 20 shkollave të reja

by A R
05/08/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Krahas rikonstruksionit të plotë që po kryhet në çerdhe e kopshte, Bashkia e Tiranës po punon edhe për riparimin e të gjitha shkollave, në mënyrë që ato të jenë gati për vitin e shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Njësinë Administrative nr. 2, për t’u siguruar që puna e nisur prej disa javësh në 200 godinat arsimore të Tiranës të vijojë edhe gjatë muajit gusht. “Kemi filluar një proces në të gjitha shkollat e Tiranës, ku çdo ditë po lyejmë, riparojmë, sistemojmë dhe rikuperojmë amortizimin e godinave, në mënyrë që kur fëmijët dhe familjet e tyre të kthehen në shtator nga pushimet, t’i gjejnë në gjendje më të mirë”, u shpreh Veliaj pas inspektimit të punimeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguroi se, kur të kthehen nga pushimet, 1500 nxënësit që mësojnë në një nga shkollat më elitare të qytetit, siç është “Fan Noli”, do të gjejnë një godinë të riparuar. Veliaj tha se motoja e bashkisë për këtë verë është: “Çdo ditë një shkollë!”, duke shtuar se krahas shfrytëzimit të ambienteve nga nxënësit, pas orëve të mësimit shkolla do të jetë edhe në funksion të komunitetit. “Palestra dhe fushat sportive të kësaj shkolle janë padyshim më të mirat që kemi në qytetin e Tiranës. Ato do t’i nënshtrohen shfrytëzimit masiv nga shkolla gjatë orëve të mësimit, e mandej, pasditeve, nga komuniteti dhe të rinjtë e kësaj lagjeje të mbipopullur të Tiranës”, sqaroi Veliaj. Ai theksoi se shkolla duhet të jetë në shërbim të komunitetit.

“Kjo ishte edhe filozofia e Fan Nolit, i cili thoshte se: “Nuk mund të jemi as pranë lumenjve të palarë, as pranë dritës të panxënë”. Ndaj, po punojmë edhe në ujësjellës, edhe në pastrim, që Tirana të jetë e larë, po punojmë edhe në infrastrukturë arsimore që qyteti të jetë me nxënës dhe fëmijë të shëndetshëm falë edhe këtyre terreneve të reja sportive”, theksoi Veliaj. Paralelisht me punën që po bëhet për riparimin e shkollave, Bashkia e Tiranës po bashkëpunon me institucionet arsimore për të studiuar vendet ku do të ndërtohen shkollat e reja, të cilat do të ulin ndjeshëm numrin e nxënësve në klasa dhe orët e mësimit me dy turne.

“I kemi kërkuar drejtorisë arsimore që, në bashkëpunim me bashkinë, t’i maksimizojmë hapësirat, të mos kemi mbidyndje në disa shkolla dhe defiçit pranimesh në shkolla të tjera, por sigurisht të shikojmë mundësitë ku mund të bëjmë shtesa godinash, për t’u siguruar që shkollat me reputacion të bëjnë maksimumin për të akomoduar sa më shumë nga të rinjtë dhe fëmijët e Tiranës”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se brenda vjeshtës do të fillojë projekti ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë.

Ai tha se do të synohet që shkollave me reputacion t’u jepet në mbikëqyrje edhe një shkollë e re, për t’u siguruar që reputacioni është aty ku janë mësuesit dhe pasioni për të dhënë mësim dhe jo detyrimisht aty ku është godina. “Bashkia e Tiranës i ka piketuar 20 vendet ku do të ndërtojë shkollat e reja dhe nëpërmjet një partneriteti publik-privat, do t’u kërkojmë investitorëve ta investojnë të gjithë shkollën njëherësh, ndërsa pagesën ta zgjasin ndër vite. Kështu, i ndërtojmë shkollat që vitin e parë. Ndërkaq, bashkia merr kohë që pagesa e solidaritetit që u fut te fatura e ujit, të jetë një mënyrë se si i gjithë qyteti i Tiranës kontribuon për ndërtimin e 20 shkollave të reja, duke i dhënë fund brenda këtij mandati, dramës sociale të shkollave me dy turne”, përfundoi Veliaj.

Next Post

Aksidentohet autobusi i linjës Burrel-Tiranë, shtatë të plagosur në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In