Kreu i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar Kristo Frashëri. Pak kohë më parë Veliaj i dorëzoi Frashërit titullin e Qytetarit të Nderit.
Veliaj shkruan në një postin në rrjetin social Twitter:
“Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”