• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga Vora: Luli me Saliun e kanë hallin te vetja, për popullin s’pyesin më!

by A R
03/03/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste per Qarkun e Tiranes, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorë të Domjes dhe Laknasit, u kërkoi të votojnë për kandidatin e PS Blerim Shera, si kryetar të Bashkisë së Vorës. Ai tha se Blerim Shera është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars, edhe nga demokratët e zhgënjyer nga sherret e Lulit me Saliun.

Veliaj tha se të rinjtë janë ata që duhet të bëjnë dallimin mes politikës së mirë dhe asaj të keqe, mes politikës që i bashkon njerëzit, dhe asaj që i përçan.

“Në politikë, po nuk u bëmë të gjithë bashkë për të zgjidhur halle të mëdha, siç ishte tërmeti apo pandemia, nuk i zgjidh dot. Një tubacion mund ta zhbllokosh vetë, një suva mund ta bësh vetë, por nuk mund të bëjë secili vetë shtëpitë për qindra dhe mijëra njerëz. Këtë e bën politika. Por politika, siç mund të bëjë keq, mund të bëjë edhe shumë shumë mirë. Siç mund t’i çojë gjërat mbrapa, mund t’i çojë edhe përpara. Siç mund t’i përçajë njerëzit, siç e kemi parë këtu në Domje, por edhe mund t’i bashkojë. Ju të rinjtë që jeni këtu për herë të parë, besoj se doni ate politiken e mirë, që i bashkon njerëzit, që i çon gjërat përpara, dhe i bën gjërat me punë, jo me sherr, jo me dhunë”, tha Veliaj.

Teksa theksoi se dy të dërguarat e Lulzim Bashës në Rrogozhinë dhe në Vorë, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nuk kanë bërë asnjë punë në Tiranë, Veliaj i ftoi të djathtët e Rrogozhinës që votën ta japin për të ecur para për punën, dhe jo për sherrin.

“Kush është përballë Blerimit? Njëri thotë unë përfaqësoj bravën, pra kulturën me të mbyll derën. Unë i dua votat që t’ia bëjmë per inat Saliut dhe t’i themi: “Shikoje, ne i kemi votat, nuk na i merr dot partinë”. Por për hallet e popullit nuk flet njeri. Ky tjetri nga ana tjetër thotë: “Më jepni votat se unë përfaqësoj varenë”. Pra, unë jam ai i varesë, jam ai që shqyej brava, dhe po të më jepni votat, une do t’ia shqyej braven këtij. Çfarë hallesh kanë këta? Këta kanë hallin e vet. Po populli ku është? Per hallet e popullit nuk flasin. Nuk flasin për shkolla sepse nuk dinë t’i bëjnë, sepse e kishin mundesine dhe nuk i bënë. Në Tiranë me ra goja, i pyes perdite, ore na thoni nje shkolle qe beri Saliu me Lulin në 4 vjet”, tha Veliaj.

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Veliaj u kërkoi banorëve të Vorës që të ftojnë edhe miqtë, fqinjet, bashkëqytetarët e tyre, që të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për të çuar deri në fund punët e nisura.

Next Post
1 milionë të ikur nga lufta/ BE miraton masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas

1 milionë të ikur nga lufta/ BE miraton masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In