• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nga shkolla e re “Klodian Tanushi”: Sot na duhen heronj të tillë, jo ata që në ditën më të vështirë duan rritjen e pagave milionëshe

by Java News
02/11/2022 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 3 vite më parë në krye të detyrës, gjatë shërbimit me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Letoni, është përjetësuar me emrin e një shkolle në Tiranë. Godina e re, e sapondërtuar për 600 nxënës të zonës së Qesarakës, u përurua sot nga Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Duke kujtuar figurën e Major Klodian Tanushit, Veliaj tha se heronjtë e sotëm janë ata që nderojnë kombin edhe pas vdekjes, dhe jo ata që në ditët më të vështira kërcënojnë me grevë urie për pagat e tyre.

“Sot është një ditë e trishtë sepse kujtojmë shokun tonë, djalin tuaj që nuk është më, por një gjë është e sigurt: ky emër, kjo shkollë do të jetë këtu në jetë të jetëve. Para disa ditësh, Klodiani do të kishte mbushur 42 vjeç, fiks sa mosha ime sot, por na la një reputacion të jashtëzakonshëm, prandaj duhet të jeni krenarë. Sot kemi nevojë më shumë se kurdo për frymëzim. Megjithatë, unë sot kam një pyetje: A jetojmë jetë të denja, që nesër, kur të mos jemi më, të na kujtojnë me një emër rruge apo shkolle? Dhe kur dëgjoj se, në të njëjtën ditë, profesorë me rroga mbi një milion lekë thonë do të bëjmë grevë urie se ne Shqipëria na ka borxhe, më vjen vërtet turp. Sot kujtojmë një dëshmor, dje kujtuam një profesor. Kujtojmë njerëz që kanë dhënë kontribute, të cilët nuk thonë çfarë do të bëjë Shqipëria për mua, por unë çfarë do të bëj për Tiranën dhe Shqipërinë. Nga ana tjetër, kemi njerëz, të cilët kanë qenë zyrtarë të SHIK-ut, dhe thonë: “Shqipëria, – në ditën e saj më të vështirë, – çfarë do të bëjë për mua?”, tha veliaj.

Ai apeloi që pedagogët t’i rikthehen mësimit, pasi siç u shpreh Veliaj, një komb që di, ecën përpara më shumë sesa një komb që ka.

“Kush është prind, që e pati fëmijën një vit pa mësim prej tërmetit dhe një vit tjetër prej pandemisë, për faj të SHIK-save do rrijë edhe një vit pa shkollë. Kjo ndodh me kombin tonë, që ka nevojë për dije më shumë se kushdo tjetër. Universitetet kërkuan pavarësi, thanë nuk duam të jemi në varësinë e Edi Ramës dhe të qeverisë sepse jemi të pavarur. Por, me pavarësi ka edhe përgjegjësi. Me privilegje, ka edhe detyra. Është mirë të jesh i pavarur, por është akoma më mirë të jesh i përgjegjshëm. Apeli im sot është t’i kthehemi mësimit. Ecin përpara kombet që dinë, jo kombet që kanë. Në një situatë kaq kritike për vendin, kur kemi kaluar kaq shumë vështirësi, kur na duhen heronj të përditshëm – ne sapo i kemi rritur rrogat për mësuesit, zjarrfikësit, për të gjithë ata që janë përballur me beteja të mëdha, si mjekët dhe infermierët, – na lipset më shumë se kurrë të kthejmë sytë nga dija, te arsimi dhe punët e dobishme dhe të denja”, tha Veliaj.

Kryeministri Rama tha se mazhoranca socialiste vjen me kokën lart para qytetarëve, për punën e bërë në këto vite, për më shumë shkolla cilësore. “Ndihem mirë që procesi i ndërtimit dhe i rindërtimit, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë po sjell një ndryshim thelbësor. Natyrisht, arsimimi, edukimi i fëmijëve nuk është thjesht dhe vetëm çështje hapësirash, godinash, pajisjesh, sepse është edhe çështje burimesh njerëzore, por ama një gjë është e sigurtë: Pa godinat, pa pajisjet, pa kushtet, është e pamundur të pretendosh të kesh arsim të një cilësie tjetër. Jam shumë krenar që hapësirat, kushtet, po ndryshojnë dita-ditës, po ndryshojnë kudo. Natyrisht, ka ende shkolla të cilat nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi, por ajo që është e rëndësishme, sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Çfarë kemi bërë deri më sot na jep mundësinë që të jemi të sigurt dhe të jemi me kokën lart para njerëzve, për t’u thënë: nuk jemi të kënaqur sepse ka shumë për të bërë. Por, kjo që kemi bërë është garanci që ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe dimë si duhet bërë kjo punë”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se arsimi sot në Tiranë është në ditët më të mira, me 12 shkolla të reja që u hapën vetëm këtë vit shkollor. “Që Tirana zbukurohet çdo ditë, kjo nuk diskutohet, po ajo që e bën më të bukur janë këto 12 shkolla që i shtohen këtë vit atij gjerdani të bukur të shkollave. Infrastruktura e mirë bën që nxënësit të shkojnë me dëshirë në shkollë, por të kenë dhe rezultate më të larta”, shtoi ajo.

Babai i Dëshmorit të Atdheut, Klodian Tanushi, Basriu, shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim që i bëhet djalit të tij ndjerë. “Ju falenderojmë për përkushtimin dhe marrjen e këtij vendimi, që është një vlerësim për Klodianin, për familjen tonë dhe obligim për fëmijët e Klodianit, që e prisnin me padurim këtë ditë sot. Ju premtojmë që gjithmonë do t’ju shikojmë, takohemi dhe bisedojmë dhe sa të mundemi dhe të kontribuojmë për mbarëvajtjen e punëve. Ta gëzojmë shkollën, i përjetshëm kujtimi i dëshmorit Klodian Tanushi,” u shpreh ai.

Shkolla e re në fshatin Qesarakë, “Klodian Tanushi”, ka kapacitete për 600 fëmijë të zonës, një infrastrukturë arsimore e standardeve evropiane, e pasuruar me 4 laboratorë e 1 bibliotekë, dhomë psikologu e infermierie, mjedise të dedikuara për stafin arsimor e atë administrativ, si dhe një palestër moderne, terrene të jashtme sportive dhe një sallë eventesh shumëfunksionale.

Next Post
Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, dyshohet për një viktimë

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, dyshohet për një viktimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit, mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

February 12, 2026
Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

February 12, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali uron formimin e institucioneve të reja në Kosovë: Ju priftë e mbara në forcimin e shtetit demokratik, Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë

February 12, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

February 12, 2026
Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

February 12, 2026
Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

February 12, 2026
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In