Nga Sharra kreu i bashkisë Erion Veliaj foli për ndryshimin që ka pësuar ky vend nga koha e PD e sot si dhe kursimin e madh për qytetin, që nga tarifa që paguhej për ton për mbetjet, ku ajo e Bashës ishte 37 euro, ndërsa ajo që paguhet sot është 29 euro.
Kryebashkiaku publikoi një propozim të Lulzim Bashës gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie, mbi inceneratorin e Tiranës ku sipas saj ka qenë 30 përqind më i kushtueshëm se ai i sotmi.
Ndryshim i madh është bërë që nga koha kur siç tha Veliaj, ” malet me plehra të politikës së gabuar janë zëvendësuar me 10 mijë pemë të mbjella”.
Ndërsa u shpreh se përmes kësaj skeme Basha dhe kunati i tij do të fitonin me miliona euro, Veliaj u bëri thirrje të rinjve të largohen nga PD, pasi ajo tashmë është shndërruar në një parti të gjobave dhe në funksion të një familje.
“Ja ku jemi sot, për ata që kanë vesh e sy të shohin transformimin. Si nata me ditën më atë çfarë ka qenë. Mbi 10 mijë pemë janë mbjellë këtu.
Është e rëndësishme të kuptohet ku ishim e ku jemi,. Kur ishte Basha pagesa ishte 37 euro për ton, sot ne paguajmë 29 euro.
Nëse në Europë shkon deri në 150 euro, sot ne e kemi 29 euro. Luli ka hall se donte t’i merrrte vete këto 3 milionë euro që ne kemi kursyer, Ai vajton fitimin e humbur të tij se sa kursimin e qytetit.
Ky ishte plani i biznesit i tij dhe kunatit të tij, që do ta bënte të gjithë këtë me 30 përqind më shumë. PD nuk është më ajo e viteve 90 e demokracisë, por e gjobës.
Pse u ndërpre protesta e Astirit, sa vlente makina që mori Luli nga kontraktori, pse nuk ka më protesta? Por janë shuar me një fishkëllimë.
Ju bëj thirrje demokratëve , se nëse e kanë kuptuar se partia është vënë në funksion të një familje të largohen.
Nuk është më një kundërshtare e denjë, është një mjet gjobvënies e shantazhues. Ata vajtojnë akoma gjobat që nuk volën dot.
Sot Tirana është me pastër sesa kur firma e kunatit zihej me romët për të mbledhur kanaçe.
S’do ju bëjmë kurrë mish për top siç e bën PD. Lulin dhe Kunatin lëri të ikin në Hollandë.
Në fund dua t’i them Lulit, a ke cipë, a ke turp, se si ke degraduar partinë tënde. Ty Lul të ka plasë cipa me kohë, sepse vetëm ke faturuar gjoba që në kohën kur ke qenë kryetar bashkie”, tha Veliaj.
/e.rr











