• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Zall Herr: Hallet e Zenit dhe Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve

by A R
25/10/2020 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zallheri, ku u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun, ka ftuar të rinjtë që duan të angazhohen me politikë që të bashkohen me njerëzit e duhur, me ata që ndajnë ambicie të njëjta me ambiciet e tyre. Duke iu përgjigjur deklaratave të një dite më parë të kryetares së LSI, kryebashkiaku tha se forca më energjike e shoqërisë sot, gjenerata e re nga e cila do të dalin drejtuesit e ardhshëm, nuk mund të vetëkënaqet me një birrë apo një ekskursion në Jalë.

“Dje pashë një takim të Monika Kryemadhit e cila thoshte: “E ftojmë lali Erin në partinë tonë, që të plotësojë ambiciet e veta”. Unë ambicie kisha të isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, që t’i shërbej popullit, qytetit tim. Si do lë Bashkinë e Tiranës, që të shkoj të pi një birrë në Jalë?! Kjo është për të qeshur e për të qarë, se në mendjen e saj, t’i biesh qylit, t’i marrësh gjërat pa meritë, të shkosh për një ekskursion në Jalë, quhet ambicia më e madhe e një të riu. Kështu që, pyetja ime për ju është: Cila është ambicia? Kap një birrë falas, apo të jesh nesër deputet i ardhshëm, administrator i ardhshëm, kryetar i ardhshëm i Bashkisë?!”, tha ai.

“Partia Socialiste është sot partia e fituesve, – tha Veliaj, – pse duhet të zgjedhim humbësit? Kur unë jam me familjen e fituesve, pse duhet të shkojë dikush me familjen e humbësve, jo vetëm unë, por kushdo tjetër?! Kush është ai, jo vetëm në Zall Herr, Dritas, Qinar, apo në Çekrezë, Kasallë, Melçizë e kudo tjetër, një njeri normal në çdo vend kur e shikon se si disa parti po tkurren, rrudhen, mpaken dhe kur shohin familjen tonë që po rritet dhe po shtohet e po fiton, pse do shkojë me humbësit?!” u shpreh kreu i socialistëve të Qarkut Tiranë.

Kryebashkiaku tha se partitë e tjera flasin me shembuj më qartë sesa me fjalë, duke sjellë në vëmendje vilën e blerë së fundmi në një prej zonave ekskluzive të Tiranës nga djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha; apo vilën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Gjirin e Lalëzit, në të cilën bashkëshortja e Presidentit të Republikës ka plot 9 tualete.

“Keni halle si Zeni me vila 1 milion e ca euro? Apo keni halle për punësimin, për shkollimin, për të gjithë investimet e tjera? Nëse ka të rinj që nuk kanë hallet e vilës 1 milion euro, por kanë halle të ngjashme me tonat, duhet t’u themi ejani në familjen tone, se jeni më të ngjashëm me ne, sesa me ata. Nëse zonjat e Zall Herrit nuk kanë halle për 9 banjo për 9 macet, por kanë halle për shtëpinë që ua prishi tërmeti, kanë hallet e fëmijëve të tyre si do i avancojë karriera, kanë hallin e ekonomisë së tyre familjare në fshat, atëherë i kanë hallet më të ngjashme me tonat se me të Monës, ndaj kjo është arsyeja pse duhet të vijnë në familjen tonë,” u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
COVID-19/ Shënohet viktima e 32-të në Shqipëri, ndërron jetë 64-vjeçarja tek Infektivi

Java që shënoi rekorde në Shqipëri / Si u rritën të infektuarit dhe pacientët në spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In