• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj!

by A R
04/03/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën. Është shumë e rëndësishme, tha Veliaj, kë zgjedhim në krye të punëve dhe këtë po na e provon çdo ditë, jo vetëm situata politike në vendin tonë, por edhe zhvillimet ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar banorëve të Vorës, të cilët të dielën do i drejtohen kutive të votimit, Veliaj tha se vota për Blerim Sherën është për të ardhmen e familjes së tyre, e cila vjen e para për Partinë Socialiste.

“Më kujtohet fjalimi i Presidentit të Ukrainës në Parlament – siç bëri edhe Edi Rama kur erdhi në qeveri, duke hequr fotografinë e presidentit dhe zyrtarizoi fotografinë e Ismail Qemalit, – ku u tha deputetëve një gjë shumë të rëndësishme: “Nuk dua të mbani foton time nëpër zyra. Dua të mbani foton e fëmijëve tuaj, që kur të merrni një vendim të mos thoni si e do Presidenti votën, por si do ta donin fëmijët e mi votën”. Për të gjithë ata që janë demokratë, apo ata që ndoshta mund të kenë shkuar në parti të tjera si LSI, që sot janë shuar komplet, pyetja është: Do votojmë liderin historik që mund të na ketë ngelur për inerci nga vitet ‘90, apo do votojmë për fëmijët tanë? Nëse do votojmë për fëmijët tanë, ja ku është mësuesi i fëmijëve! Blerim Shera është mësuesi, drejtuesi, psikologu, këshilltari i fëmijëve. Duhet të votojmë për fëmijët dhe për atë që i ka qëndruar afër fëmijëve të Vorës edhe para se të bëhej kryetar bashkie,” deklaroi Veliaj.

Ai gjithashtu, iu bëri thirrje qytetarëve të mos e harxhojnë votën për një bravë, apo një dryn. Është hera e parë, tha Veliaj, që në Shqipëri vihet bast se kush do humbasë. “Ata të vazhdojnë me bastet, sepse për ta politika është sport dhe prandaj e trajtojnë si bast. Njëri thotë, “vë bast, del Luli i fundit.” Tjetri thotë, “vë bast që del Saliu”. Jo vetëm që e kanë si sport dhe e trajtojnë si plaçkë, por edhe garën e kanë për nga fundi. Ne jemi të qartë! Jemi duke bërë garën kush del i pari dhe do jetë Blerim Shera, PS, numri 2, skuadra dhe familja jonë e mrekullueshme këtu në Vorë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi i SHBA/ Blinken: Kutia e Pandorës nuk duhet hapur

Paralajmërimi i SHBA/ Blinken: Kutia e Pandorës nuk duhet hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In