• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Uashington, takohet me kongresmenët Torres e Slotkin, dhe merr pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”

by Java News
20/10/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington, ku u takua me kongresmenët Ritchie Torres dhe Elissa Slotkin, si dhe me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI). Veliaj mori pjesë edhe në samitin vjetor të kryebashkiakëve nga “Bloomberg Initiative”, në të cilën bën pjesë edhe Tirana.

Samiti është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e transformimit të Tiranës. Nga atje, Veliaj tha se Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”.

“Është gjithmonë kënaqësi që Tirana përfaqësohet në takimin vjetor të qyteteve nga Bloomberg. Tirana ka qenë pjesë e kohortës së parë të qyteteve që, me ish kryetarin e Bashkisë, Michael Bloomberg, është përfshirë në një sërë transformimesh, ndërsa sot, që jemi në vitin tonë të 8-të, Tirana është padyshim një nga shembujt më të suksesshëm, që mbështetet me grante nga Fondacioni “Bloomberg”, dhe po ilustron se si me pak fonde, por me shumë kreativitet, mund të transformojmë qytetin. Vitin tjetër Tirana do të ketë Presidencën e B-40, që është rrjeti më i madh i qyteteve të Ballkanit, nga Stambolli në Ljubjanë. Kjo do të jetë një mundësi fantastike që, siç bëmë me vitin e Rinisë dhe të Sportit, në vitin ku ne marrim Presidencën e B-40, të kemi mundësi që shumë prej inovacioneve, risive dhe shumë transformimeve të Tiranës, t’i tregojmë dhe t’i ndajmë edhe me qytetet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se në këtë kohë ku po jetojmë, fqinjësia e mirë ka një rëndësi tejet të veçantë. “Po ndodhin vërtet ngjarje të jashtëzakonshme sot. Në Europë ka një luftë në Ukrainë, sulme terroriste mbi Izraelin, dhe shumë prej reagimeve të qyteteve janë domethënëse, në një botë ku vërtet po duhet më shumë fqinjësi e mirë, po duhet më shumë kontakt. Sot bëhet fjalë jo për disa palë që luftojnë, por bëhet fjalë për sulme terroriste, ose të Rusisë, që përfaqësojnë të ligën, dhe qytetet që janë ndërtuar rreth së mirës, së drejtës, edhe bashkëjetesës”, përfundoi ai./m.j

Next Post
Kaluan 3 javë nga vrasja e Martin Bardhit, asnjë autor: Policia ‘blindon’ Rrëshenin, hiqen kamerat e të fortëve

Vrasja e Martin Bardhit, polici zbulon se motori i makinës “Jeep” erdhi nga Kosova: E ka sjellë një laçjan, por më pas e shiti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In