• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në tunelin e Shën Mërisë: Më shumë ujë në rrjet dhe më pak kosto

by A R
03/02/2017 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të mëdha të ndërmarra në vitet e fundit, që ka të bëjë me shfrytëzimin më të mirë të burimeve të Shën Mërisë dhe rritjen e kapacitetit përcjellës të linjave në sasi të konsiderueshme uji për qytetarët, por edhe ujin që ushqen hidrocentralin e Lana Bregasit me qëllim shtimin e sasisë së energjisë së prodhuar.

 Teksa inspektoi punimet që po kryhen në terren, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se për të bërë të mundur këtë projekt po hapet edhe një tunel rreth 2 km i gjatë, i cili do të mundësojë kalimin e tubacionit dhe rënien e lirë të ujit drejt Tiranës. “Për pak javë do të kemi ujin që vjen nga Shën Mëria direkt nëpërmjet këtij tuneli për të shkuar në Lana Bregas dhe për të furnizuar Tiranën. Kjo ka disa të mira. I kursen kompanisë tonë 2 milionë dollarë në vit, të cilët shkonin si pagesa për energjinë elektrike që pomponin ujin nga lugina në mal, për të zbritur prapë pastaj në luginë, aty ku është Tirana. Duke çarë malin, me 2 km tunel, sigurohemi që kemi një linjë të re transmetimi dhe s’kemi humbje. Jo vetëm kaq, por gjithë furnizimi bëhet me rënie të lirë dhe jo me koston e papërballueshme të pompave elektrike”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Ai theksoi se ky investim do të shtojë ujin në hidrocentralin e Lanabregasit, çka do të rrisë kapacitetin e prodhimit të energjisë dhe për rrjedhojë edhe ardhurat prej saj. “Nga linja e re, një pjesë e madhe e abuzimeve ose e shpërdorimit të ujit në rrjet shkon direkt edhe në hidrocentralin e Lana Bregasit, fitojmë më shumë ujë, fitojmë edhe më shumë energji. Kësisoj, kemi një kompani që del më rentabël dhe pastaj, kjo na fuqizon financiarisht për të bërë edhe më shumë investime”, u shpreh Veliaj. /b.d

Next Post
Partizani prezanton Bonifacen, ”thumbon” Skënderbeun

Partizani-Vllaznia/ Frika nga incidentet, policia nuk lejon ndeshjen në stadiumin “S. Stërmasi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In