• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në shkurt rinisim programin e kredive të buta

by Java News
28/01/2018 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arditi dhe Blerina janë një nga çiftet e reja, që shtatorin e shkuar përfituan nga programi i Bashkisë së Tiranës për kredi të butë. Në pak javë, ata përfunduan të gjitha procedurat ligjore dhe tashmë kanë një shtëpi të re, në të cilën jetojnë së bashku me vajzën 3 vjeçare, Laizan. Një nga mysafirët e parë në strehëzën e tyre të re ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uroi për shtëpinë e re dhe iu bashkua tryezës familjare.

“Ju falenderoj me gjithë zemër për mikëpritjen, ta gëzoni shtëpinë e re! Kur e nisëm këtë projekt, nuk besonim se do të kishte këtë impakt. Gjithmonë e pyesim veten: Këto vendime që marrim, a ia ndryshojnë jetën njeriut? Prandaj doja shumë të vija e t’ju vizitoja si familje që kishte qenë pjesë e projektit”, tha Veliaj.

Mandej, ai dha lajmin e mirë se në shkurt, Bashkia e Tiranës do të rifillojë programin e kredisë së butë për vitin 2018 dhe të gjitha çiftet e reja si Arditi dhe Blerina mund të aplikojnë sërish për të qenë pjesë përfituese e tij.

Veliaj tha se programi për kreditë e buta për strehim tregoi se Bashkia e Tiranës funksionon më mirë sesa operatorët privatë, duke i ardhur në ndihmë jo pak, por 1 mijë familjeve të reja dhe në nevojë, që nuk kishin mundësi të përballonin interesat e tregut për të blerë shtëpinë e tyre. “Më vjen mirë që bashkia po funksionon më mirë se privati, për shumë projekte na thonë se shteti po punon më mirë se privati. Privati mund të marrë më shumë kohë, më shumë burokraci”, tha Veliaj.

Projekti “Subvencionimi i interesave të kredisë”, është një projekt i cili zbatohet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës dhe ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Vitin e kaluar nga ky projekt u miratuan 1000 familje përfituese të kredisë, fond i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Ky program do të përsëritet sërish duke filluar nga muaji shkurt 2018, për t’i ardhur në ndihmë atyre familjeve që nuk arritën të kapin afatet për plotësimin e dokumentacionit gjatë thirrjes së parë.

Next Post
Sa më e lumtur të jetë martesa juaj, më shumë gjasa keni për të fituar peshë

Sa më e lumtur të jetë martesa juaj, më shumë gjasa keni për të fituar peshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In