• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në SHBA: Mbështetje skuadrës sonë olimpike, që po përgatitet në Ohajo për ‘Paris 2024’

by A R
21/09/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera. Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në fjalën e mbajtur në Nju Jork, Veliaj u shpreh entuziast për faktin se Tirana është jo vetëm pjesë e forumeve të tilla, por shihet si shembull suksesi i një qyteti të transformuar. “Është krenari e jashtëzakonshme që Tirana është gjithmonë pjesë e paneleve ku flitet për qytetet, për të rrëfyer historinë e transformimit të saj. Jam shumë krenar për çka kemi arritur të gjithë bashkë. Kur takoj kryetarë bashkish, që drejtojnë qytete shumë më të konsoliduara se Tirana, të cilët kanë ardhur në Tiranë dhe më thonë se kanë parë një qytet të pastër, një vend të sigurt, me kriminalitet minimal, kanë parë sa shumë zhvillime janë bërë në një kohë shumë të shkurtër, ndihem vërtet krenar për qytetarët e mi. Kryetari i Bashkisë dhe skuadra e tij kanë rolin e tyre, por nëse ne të gjithë si qytetarë, nuk do t’i kishim përqafuar këto ndryshime, atëherë nuk do t’ia kishim dalë”, tha Veliaj.

Ai vuri në dukje se shumë problematika, me të cilat përballen shumë qytete më të mëdha se Tirana, kryeqyteti ynë i ka zgjidhur falë politikave sociale. “Siç dëgjuam nga kolegët e tjerë, qytete shumë të rëndësishme në Europë kanë pasur akte terroriste, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes. Fakti që ne nuk i kemi këto ndasi mes feve dhe racave, fakti që edhe vetë skuadra jonë olimpike është e përbërë nga shqiptarë të natyralizuar, të cilët nuk janë detyrimisht të lindur në Shqipëri, dhe fakti që Tirana po bëhet kozmopolitane, me rreth 144 kombësi, pa pasur konflikte të kësaj natyre, janë vërtet shembuj që duartrokiten kudo në botë, për të cilat edhe ne vetë duhet të jemi krenarë dhe të flasim mirë. Po s’folëm ne mirë për vendin tonë, kush do ta bëjë? Kështu që, ishte vërtet një mundësi për të treguar më shumë për Tiranën dhe për të mësuar edhe nga qytete të tjera që po kalojnë sfida”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku foli edhe për ndalesën e tij të shkurtër në Ohajo, ku u takua me sportistët elitarë të Sport Klub Tiranës. “Kemi pasur një super eksperiencë me skuadrën tonë të Sport Klub Tiranës, që qëllon që është pjesa më e madhe e skuadrës shqiptare olimpike. Ne duam që, në bashkëpunim me Akademinë e Atletikës në Ohajo, t’i trajnojmë sportistët tanë, jo vetëm në karakterin fizik si sport, por edhe për anën psikologjike. Sigurisht, do të vazhdojmë bashkëpunimin me Akademinë e Atletikës në Ohajo, jemi në negociata për të hapur një zyrë të tyren në Tiranë, për të bërë disa klinika sportive në qytetin tonë. Besoj se na ndihmon, teksa përgatitemi për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”, u shpreh ai.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të mbështesë jo vetëm sportistët elitarë, por të gjithë të rinjtë që duan të merren me sport. “Do të vazhdojmë t’i ndihmojmë sportistët elitarë, por diferencën e bën sporti në komunitet. Fakti që sot kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm të regjistrimeve në të gjitha shoqatat sportive, konfirmon se prindërit shqiptarë e kanë kuptuar këtë filozofi. Nuk i çojnë fëmijët në sport se do bëhen të gjithë lojtarë olimpikë, por i çojnë aty mbi të gjitha që të kenë mentalitet olimpik. Të jenë të aftë të luajnë në skuadër, të aftë të menaxhojnë një humbje, të aftë të jenë të përulur dhe modestë kur kanë një sukses. Besoj se këto janë karakteristikat e sportit që shkojnë përtej medaljes”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Next Post
“Lufta” verbale në OKB me Rusinë, Frrok Çupi: Çfarë dëshmoi Rama në fjalimin e tij

“Lufta” verbale në OKB me Rusinë, Frrok Çupi: Çfarë dëshmoi Rama në fjalimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com