• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Rrogozhinë: Kjo, fushata më e pastër, si për ambientin ashtu dhe mjedisin politik! Vetëm bashkë mund të vazhdojmë të çojmë përpara…!

by Java News
01/05/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i gjelbër i kësaj fushate për drejtuesin e partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi në Rrogozhinë, ku garon për një tjetër mandat në krye të Bashkisë Edison Memolla. Veliaj tha se falë punës së përbashkët me qeverinë Rrogozhina sot është transformuar, ndërsa theksoi se kjo do jetë fushata që do mbahet mend për kontributin ndaj mjedisit në çdo takim të zhvilluar.

“Sapo mbollëm disa pemë në një park që bëhet gjithmonë e më i bukur, gjithmonë e më i gjelbër. Shoh pemët që mbollëm me Kryeministrin, shoh që kanë dalë gjethet e para, sythet e parë dhe një gjë ka rëndësi: Edhe ata pak veta që ndoshta për arsye ideologjike vazhdojnë me ata të tjerët, kur të mbarojë fushata, do shohin që ajo pema ka çelur dhe ajo hija do jetë aty dhe për ata, ai gjelbërim do jetë aty edhe për ata, ky oksigjen do u shërbejë dhe atyre se sa herë që Partia Socialiste merr një punë në dorë e çon deri në fund, e çon përpara”, deklaroi ai.

“Edi Rama ka dhënë dorën më të madhe që Rrogozhina të ecë përpara, që ato 8 shkolla të realizohen, ato rrugë të bëhen, ai ujësjellës të mbarojë. Ndaj bashkimi bën fuqinë dhe ne të majtët funksionojmë me parimin, një për të gjithë dhe të gjithë për një dhe kur Edisoni, kur Etjeni, kur skuadra jonë, kur Edi Rama ishin për Rrogozhinën, sot ka ardhur koha të themi: Edhe Rrogozhina do jetë për Edisonin, për Shpatin, për Partinë Socialiste e për Edi Ramën, sepse një për të gjithë e të gjithë bashkë për një,” shtoi Veliaj.

Sot, tha Veliaj, – kemi një Rrogozhinë e cila nuk është një xhep që njerëzit e harronin, apo ku ti kaloje për 30 sekonda dhe i kushtoje vëmendje vetëm tabelës. “Sot në Rrogozhinë ka jetë, ka djem e vajza që dalin me nota të shkëlqyera, ka shkolla më të mira, se ndoshta disa nga shkollat e Tiranës, ka ujë 24 orë në shumicën e njësive administrative, por puna nuk duhet të ndalojë. Unë besoj që ditët më të mira për Kavajën, për Tiranën ne i kemi përpara” vijoi ai.

Kandidati Memolla renditi disa nga investimet e kryera gjatë viteve që ka drejtuar Bashkinë: “Kemi bërë projekte të rëndësishme në Bashkinë tonë siç janë 8 shkolla, rrugë, 4 ujësjellës që janë në vazhdim. Kemi një nga super projektet që po vazhdon dhe shumë shpejt nis puna rruga që lidh Spillenë bashkë me Vilë Bashtovën që është një super projekt që do i hapë rrugën një turizmi elitar në zonën tonë, do i hapë rrugën bujqësinë që të sheh produktet, do i hapë rrugën blegtorisë.”/m.j

Next Post
Detajet që fundosën vrasësin e Anila Ruçit: Kamerat s’filmuan asnjë person, plagët i bëri vetë dhe vrasjen e raportoi 11 orë më vonë

Detajet që fundosën vrasësin e Anila Ruçit: Kamerat s'filmuan asnjë person, plagët i bëri vetë dhe vrasjen e raportoi 11 orë më vonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In