• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në njësinë nr.3: Do të lirojmë hapësirat e uzurpuara

by
01/06/2015 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, premtoi sot zgjidhjen e 310 probleme të identifikuara në Njësinë 3 që kanë të bëjnë me rrugët e shkatërruara, higjenën dhe pastrimin nga mbeturinat, objektet arsimore dhe çështjen e legalizimeve. Gjatë takimit të zhvilluar pasditen e sotme për prezantimin e programit për këtë njësi, Veliaj vuri në dukje problemet e shumta që lidhen me infrastrukturën, ku sipas tij, janë identifikuar 20 hapësira parkimi abuzive që do të çlirohen.

Sipas tij, në hartën e problematikave janë listuar 14 hapësira publike të uzurpuara, të cilat do t’i kthehen publikut një orë e më parë. “Ne e dimë kush jeni, nuk do ta keni mbështetjen e bashkisë nga 21 qershori për t’i zënë frymën njerëzve. Sapo të ketë filluar punën bashkia, Policia Bashkiake do të jetë aty bashkë me INUV për t’i liruar ato”, tha Veliaj për t’i dhënë zgjidhje problemeve të identifikuara për infrastrukturën. Ai shprehu shqetësimin për 12 probleme me ujësjellës – kanalizimet që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.

Një tjetër kategori që do të shikohet me prioritet nga kandidati Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës për Njësinë 3 do të jetë ndërhyrja në godinat arsimore të kësaj zone. “Kopshti Nr. 1 është i mbipopulluar, pasi nuk ka kopshte mjaftueshëm, por as çerdhe. Ndaj do ndërtojmë një kopësht të ri në zonën te Kodra e Priftit për t’i shërbyer kësaj zone, për t’u siguruar që do të kemi dy herë më shumë shërbime për kopshtet”, premtoi Veliaj. Ai tha se do të rehabilitohet shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” dhe shkolla e mesme “Çajupi”, si dhe hapësirat sportive të shkollës.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës deklaroi se janë identifikuar 40 probleme në këtë njësi, që lidhen me hapësirat argëtuese. “Ne kemi identifikuar 16 hapësira të pashfrytëzuara që kanë potencial të shndërrohen në hapësira rekreative, hapësira për fëmijë, të rinjtë dhe për të moshuarit. Janë identifikuar 17 hapësira, ku ose ka kënde lojërash të amortizuara ose ka potencial për të ndërtuar kënde të reja lojërash. Janë identifikuar 6 hapësira me mungesë totale gjelbërimi”, theksoi Veliaj, duke premtuar ndërhyrjen në këto hapësira.

Ai vuri në dukje të tjera probleme si: 77 rrugë të amortizuara dhe me gropa; 26 trotuare të dëmtuara dhe të amortizuara; 42 puseta që mungojnë dhe 17 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi. Në total, kandidati i majtë tha se janë 176 probleme në rrugët e Njësisë 3 që kërkojnë ndërhyrje emergjente me fokus të madh në rrugët brenda lagjeve. Për çështjet e higjenës dhe pastrimit, sipas tij, janë identifikuar 4 lokalitete në kontrollin total të kafshëve të rrugëve, 12 hapësira ku në mënyrë sistematike nuk pastrohen mbeturinat dhe 12 tregje jashtë standardeve higjeno-sanitare. “Çështja e higjenës dhe pastrimit është një çështje jetike. Në rrjetet sociale u shfaq një foto e cila tregonte Bashkinë e Tiranës duke nxjerrë një gomar të ngordhur nga Liqeni Artificial. Kjo është e paimagjinueshme. Liqeni u bë sot një skenë horror”, deklaroi Veliaj.

Krahas projekteve lokale, ai tha se Njësia 3 do të mund të përfitojë nga projekti i Ministrisë së Arsimit për kthimin e shkollave në qendër komunitare dhe masterplanin e biçikletave dhe këmbësorëve. Nga ana tjetër, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, solli në vëmendje edhe çështjen e klubit të futbollit “Tirana”, e cila siç tha ai, prej katër vitesh nuk u paguhen sigurimet. “Nuk e di a e dëgjuat mbrëmë Presidentin e Tiranës, i cili tha se në 4 vjet bashkia më ka dhënë 3.6 milionë lekë të vjetra, kur shpenzimet janë 1 milionë dollarë në vit. Si ka mundësi që djemve të këtij qyteti nuk u paguhen sigurimet shoqërore? Imagjinoni, Bashkia është shtet që punon në të zezë”, deklaroi Veliaj.

Duke prekur çështjen e gjelbërimit, ai kërkoi nga kryebashkiaku aktual Lulzim Basha që t’i anulojë që tani ato 60 lejet e ndërtimit. “Pse gënjejnë më kot njerëzit? E kanë zakon nga i pari tyre, që shkatërroi për 8 vjet Shqipërinë, dhe mendojnë se njerëzit harrojnë çfarë bënë në 8 vite kur kishin pushtetin qendror dhe në 4 vite kur shkatërruan Tiranën. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Janë po të njëjtët, vishen si ‘dele’ në fushatë, ndërkohë që vetë ndërtojnë pa leje. Vishen si dele në fushatë, ndërkohë që këtej japin leje betoni”, tha Veliaj.

Next Post

Jenner gati të kafshojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In