• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në njësinë nr. 2, prezanton programin e detajuar për çdo lagje

by
26/05/2015 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rehabilitim dhe instalim të sistemit të ngrohjes në 6 shkolla e 3 kopshte, si dhe ndërtimin e një kopshti të ri në zonën e Depos së Ujit, ishin zotimet që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, mori sot përsipër në njësinë nr.2 në Tiranë, gjatë prezantimit të programit të tij të detajuar për çdo lagje të kryeqytetit.

 Veliaj premtoi rehabilitimin e shkollave “Mihal Grameno”, “Jordan Misja”, “Hasan Tahsin”, “Qemal Ataturk”, “Mustafa Gërbëlleshi” dhe “Sandër Prosi”, si dhe Kopshtin nr. 18, Kopshtin në Sauk i Ri dhe Kopshtin në Sauk i Vjetër, duke nënvizuar se këto janë problemet konkrete që shqetësojnë sot çdo familje të kësaj zone. Ai tha se njësia nr.2 në Tiranë ka probleme me legalizimet, rrugët e degraduara dhe shkollat e kopshtet që janë në gjendje të mjeruar.

 Sipas tij, gjithsej në njësinë nr.2 janë identifikuar gjithsej 357 probleme, nga të cilat janë 27 hapësira parkimi abuzive, 17 hapësira publike të uzurpuara, 15 hapësira me mungesë gjelbërimi, 102 rrugë të amortizuara, 39 trotuare të dëmtuara, 33 puseta që mungojnë, 23 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi, 4 tregje jashtë standarteve etj.

 “Ka nevojë për një shkollë të re të mesme në Sauk, një zonë që është trefishuar në banorë, por jo në shërbime. Pas 21 qershorit, do të kemi një shkollë të re në këtë zonë. Do të vazhdojmë me rehabilitimin në  shkollat “Jordan Misja”, “Mihal Grameno”, “Hasan Tahsim”, “Qemal Ata Turk”, dhe të gjithë ata prindër që sot dëgjojnë emrin këtyre shkollave, pas 21 qershorit, të rrinë të qetë sepse do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të ngrohta”, tha Veliaj.

 “Ne kemi një kontratë konkrete, cila është oferta e tyre? Oferta e tyre është ishim më mirë kur ishim më keq. Pyetja është shumë e thjeshtë: na tregoni cila është oferta juaj? Kjo është kontrata jonë dhe mbi këtë kontratë do të votohemi, me këtë kontratë do të punojmë dhe me këtë kontratë do të vlerësohemi. Me këtë kontratë do e nxjerrim Tiranën nga përrallat me mbret e me tramvaj, për ta çuar më në fund në drejtimin e duhur duke e kthyer bashkinë në krye të detyrës”, deklaroi Veliaj.

Next Post

Një letër e hapur: Në mbrojtje të lirisë së fjalës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In