• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në mandatin e dytë fokusin do ta kemi te fshati

by A R
09/08/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, që u vjen në ndihmë banorëve të Lagjes së Re në Ndroq, duke asfaltuar disa rrugë të saj dhe duke sjellë në këtë zonë standardet më të mira në infrastrukturën rrugore.

Por ata që përfitojnë edhe më shumë janë fëmijët e kësaj lagjeje, të cilët studiojnë në shkollën “Ymer Kurti”. Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky mandat i dytë do të ketë një vëmendje të veçantë tek fshati dhe tek përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale. “Ky do jetë një mandat ku do e kemi fokusin kryesisht te fshati. Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi “Skënderbej” dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë. Jam shumë i lumtur sot që një nga lagjet e reja të Ndroqit ka një rrugë me cilësi”, tha Veliaj.

Rruga e re jo vetëm do të përmirësojë infrastrukturën, por do të rrisë edhe vlerën e pronës. “Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se në këto ditë të gushtit vëmendja do të jetë tek shkollat, kopshtet, çerdhet dhe infrastruktura e tyre ndihmëse, që shtatori t’i gjejë gati për të mikpritur fëmijët. “Tani që po afron shtatori, fokusi do të jetë te shkollat, kopshtet, çerdhet, rrugët dhe infrastruktura përreth tyre. Besoj se koha kur fëmijët duhet të merrnin fugonin dhe të shkonin në qendër të Tiranës, ose nga lagjet periferike apo nga fshati, kursehen kur infrastruktura është e njëjtë, si në qendër të Tiranës, ashtu edhe në Ndroq”, tha ai.

Veliaj u shpreh se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet. “Fakti që nuk presim 4 vjet, por as 4 javë që t’i hyjmë punës në fshat, besoj jep shpresë për këdo që e sheh këtë investim dhe thotë, kur do më vijë radha mua. Për sa kohë që çdo ditë ka punë konkrete, është vetëm çështje kohe që të kapim të gjitha segmentet dhe sigurisht do fillojmë me një sens prioriteti. Aty ku ka më shumë banorë do të vijë rruga e parë dhe deri sa të shkojmë deri te lagjja më fundore e secilës prej njësive tona administrative në zonën rurale”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi qytetarët e Tiranës se tani që edhe infrastruktura është përmirësuar të konsumojnë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe ekonominë lokale. “Ftesa ime, tani që është rregulluar një pjesë e madhe e lagjeve të Ndroqit, është rregulluar aksi Tiranë-Durrës me kalim nga Ndroqi, ta shfrytëzojnë sa më shumë qytetarë, jo vetëm si një kalim alternativ për të evituar trafikun e autostradën, por dhe një rrugë më piktoreske, ku mund të blesh prodhime organike për të ndihmuar ekonominë lokale”, deklaroi Veliaj.

Investimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e rrugëve në Ndroq, ka përfshirë jo vetëm asfaltimin, por edhe sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha, trotuare, ndriçim dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

/a.r

Next Post
Mero Baze përplaset me Bashën: Luli aq mban, është kollovar serioz…

Mero Baze përplaset me Bashën: Luli aq mban, është kollovar serioz...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In