• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në kohën e Saliut dhe Ilirit evenimenti më i madh rinor i bashkisë ishte ndarja e tortës së Pavarësisë me kova dhe legenë

by Java News
12/04/2023 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot se në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe drejtor i Rinisë ishte kandidati i tyre sot, eventi më i rëndësishëm rinor dhe kulturor ishte ndarja me kova e legenë e tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Ky dhëndri ynë që kandidon, ka qenë drejtor te Rinia dhe Kultura. A ju kujtohet evenimenti më i madh kulturor dhe rinor i Bashkisë së Tiranës në ato vite? Ju kujtohet torta e Pavarësisë? Disa prej jush e kujtojnë me turp, se thoni ‘s’më besohet që kam qenë pjesë edhe e asaj administrate’. Ju kujtohet momenti kur iu tha shqiptarëve: ‘Ejani me kova, me legena, me kazanë dhe të kapim nga një copë të tortës’? Kur i dëgjon sot këta të sapllakes, këta të kalit blu dhe këta të legenëve me tortë, ti thua: ‘E pabesueshme’. Sa për të qeshur, siç po qeshim, dhe mirë është të qeshim nga pak, por është edhe për të qarë. Ju kujtohet si ishte Bashkia e Tiranës? E mbushur me graffiti? Një bashki që nuk ruante dot godinën e vet, zyrën e kryetarit të vet, se ndotja fillonte këtu. Ju kujtohet që një pjesë e bashkisë punonte te kontejnerët mbrapa? Tundin kokën ata që e mbajnë mend. Kemi kaluar shumë histori tragjikomike”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se sot ekipi i kësaj bashkie meriton ta mbajë kokën lart pasi është bërë pjesë e një transformimi të jashtëzakonshëm. “Është shumë e rëndësishme që përballë këtij krahasimi grotesk, qesharak, satirik, përballë kësaj tragjikomedie, që ka kaluar Bashkia e Tiranës, sot që i kemi kthyer dinjitetin institucionit, sot që kjo skuadër punon si asnjë skuadër që mund të kem parë në të gjitha bashkitë ku unë kam vizituar, meriton ta ketë kokën lart dhe të vazhdojë përpara me gjithë punët që kemi nisur në Tiranë. Sot dua që me të gjithë punën që kemi nisur me Teknologjinë e Informacionit, ne të jemi një qytet që ecim përpara. Ëndrra ime është që, siç jemi Qyteti Europian i Sportit, kemi qenë i Rinisë, të jemi tashmë Kryeqyteti më i digjitalizuar në Europë dhe sot i kemi të gjitha mundësitë,” tha Veliaj në fjalën e tij./m.j

Next Post
Bejko me demokratët e Astirit: Strategjia e Berishës është forcimi i Metës dhe dëmtimi i PD, jo fitorja në zgjedhje

Bejko me demokratët e Astirit: Strategjia e Berishës është forcimi i Metës dhe dëmtimi i PD, jo fitorja në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In