• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Këshillin Ekonomik: Bulevardi Zogu i Parë do kthehet në zonë komerçiale

by Java News
18/06/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksi i Bulevardit Zogu i Parë, nga Sheshi “Skëndërbej” te ish-Stacioni i Trenit, do të rikonstruktohet për tú kthyer në një nga zonat komerciale moderne të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, ndërsa prezantoi disa nga nismat ekonomike që pritet të impaktojnë direkt ekonominë e qytetarëve, bëri të ditur se një nga zonat që do të marrin zhvillim në 4 vitet e ardhshme është edhe Bulevardi Zogu i Parë. Përveç rikonstruksionit që do të pësojë, e gjithë kjo rrugë do të kthehet në një zonë ku lokalet, firmat e njohura të modës apo të linjave të veshjeve, do të kenë filialet e tyre për ta kthyer në zonë të ngjashme me rrugët komercialet në qytete të ndryshme të Europës.

“Ne duam ta kthejmë në një distrikt shopping-u. Kjo është arsyeja pse duam të fillojmë investimin, që mos të dallojë cilësia nga sheshi “Skënderbej” deri tek Bulevardi i Ri, ku ka qenë stacioni i trenit. Tirana ka shumë atraksione në qendër, por nuk ka mjaftueshëm hapësira le të themi ajo që quhet “Ëalking street” pra rruga këmbësore, ku ti bën shooping-un dhe kalon kohë, ke të gjithë restorantet. Duam që i gjithë Zogu i I të kthehet në një hapësirë të tillë komerçiale, atraktive. Kush është në ato linja biznesi, si restorantet apo dyqanet e modës, do t’ju këshilloja sa s’ka filluar investimi, ky është momenti ideal për të investuar tek Zogu i I, duke qenë se duam ta punojmë me një cilësi të jashtëzakonshme atë investim. Në fakt, o do ta bëjmë siç duhet, që të jetë aty 100 vjet, ose nuk do të bëjmë më arna në këtë qytet”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër nismë dhe që do të sjellë efekte pozitive si për sipërmarësit ashtu edhe për punësimin në Tiranë do jetë edhe krijimi i Zonës së Lirë Ekonomike. Veliaj bëri të ditur se procesi i aplikimi pranë qeverisë shqiptare në përfundim dhe shumë shpejt do t’i hapet drita jeshile nisjes së punës për këtë projekt zhvillimor të biznesit.

“Jemi në prag të shpalljes dhe të aplikimit pranë qeverisë për atë që quhet zona ekonomike e Tiranës, ose me akronimin në anglisht TEDA. Kemi identifikuar një zonë 60 ha në Kashar. Po përfundojmë plan-biznesin për zonën e lirë ekonomike të Kasharit. Kemi parë disa nga modelet në Rumani, Maqedoni. Them që kemi marrë më të mirat nga këto modele”, deklaroi Veliaj.

Po ashtu ai evidentoi edhe projektin tjetër, atë të krijimit të tregut të ri agro-ushqimor i cili po ashtu do impaktojë pozitivish biznesin, fermerët, bujqësinë dhe do të rrisë punësimin.

“Kemi identifikuar disa prona në zonën e Lundrës, pra në anën tjetër të qytetit, kryesisht për të ofruar shërbime të zonës që është më pjellore, lugina e Erzenit. Pra të gjithë ish komunat duke filluar nga Krraba, Petrela, Bërzhita, Farka, pastaj vazhdon Baldushku dhe Vaqarri, pra një zonë në Luginën e Erzenit afër terminalit të Lundrës ku ne do të ngremë tregun tonë agroushqimor për ta thyer këtë monopol, edhe për t’u siguruar që fitojnë më shumë duke mos paguar taksat hyrëse në tregjet e shumicës fermerët tanë, por për t’u siguruar që edhe konsumatori ka një produkt më të lirë se sa një produkt i mbingarkuar me taksa jo shtetërore dhe artificial mbi produktet që e çojnë pastaj një mall që rritet, 1 km në vijë ajrore nga çdo shtëpi e Tiranës të shitet sikur sapo ka ardhur  nga Tokio. Kjo s’ka sens. Kështu që, morëm një vendim në Këshillin Bashkiak të fundit, ku kemi krijuar Agjencinë tonë që quhet Tirana Agro, e cila do të jetë dhe operator i pikës së grumbullimit dhe tregut ushqimor.Ambicia jonë është që përveçse  të jetë një alternativë për tregun e shumicës agro, duam që gjithashtu të jetë një agregator biznesi”, u shpreh Veliaj./l.m

Next Post
Braçe bën për “ujë të ftohtë” Berishën: Hymë në politikë prej dhunës tënde…

Përgjimet/ Braçe: Kam 23 vite që merrem me zgjedhjet, nuk blihen 1 milion vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In