• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Kanada, takon kryetarin e Bashkise se Otavës: Bashkëpunim kulturor mes dy qyteteve; Forcojmë edhe më shumë lidhjen mes komuniteteve

by Java News
10/10/2023 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u mirëprit në një takim nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe. Kryebashkiakët biseduan për një kalendar kulturor të përbashkët mes dy qyteteve, për të përforcuar edhe më shumë lidhjen mes dy komuniteteve.

“Ura që lidh Otavën me Tiranën dhe Otavën me Shqipërinë janë burimet njerëzore, është humanizmi i atyre që kanë krijuar histori suksesi, si në Mesdhe, ashtu edhe këtu, në Amerikën e Veriut. Jam vërtet mirënjohës dhe ndoshta, në të ardhmen, ne të kemi një kalendar të përbashkët. Tirana vjet ka qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë, sivjet Qyteti Europian i Sportit. Ndërkohë që, vitin tjetër kemi aplikuar të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të ishte ideale nëse do të kemi një kalendar kulturor të përbashkët, ku artistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kanadaja, nga Tirana dhe Otava, si dy kryeqytetet respektive, të mund të shkëmbenin dhe të forcojmë këtë lidhjen mes njerëzve”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë falenderoi homologun e tij për mbështetjen që ky i fundit u ka dhënë shqiptarëve që jetojnë në Otava.

“Otava është një vend dhe hapësirë e jashtëzakonshme, ku komuniteti shqiptar ka ndërtuar një shtëpi, ka ndërtuar një karrierë, kanë bërë biznes, kanë shkëlqyer në universitete. Shumë prej shqiptarëve që kanë ardhur këtu, kanë ardhur në vite shumë të vështira, pas komunizmit, një tranzicion i jashtëzakonshëm. Fakti që sot janë një histori suksesi, jo vetëm në qytetin tuaj, por edhe të kombit tonë, dhe fakti që sot janë një urë lidhëse mes dy vendeve, jam shumë mirënjohës për gjithë punën që bën ambasada jonë, punën që bën Ministria e Jashtme”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe, tha se ndihet i nderuar për vizitën e kryebashkiakut Veliaj në Kanada, ndërsa shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti Tiranën.

“Ishte një kënaqësi t’ju mirëprisnim këtu dhe të mësonim rreth Tiranës. Shpresoj që ju të keni një vizitë të këndshme në Kanada. Kemi shumë të përbashkëta midis qyteteve dhe vendeve tona dhe mendoj që ka një miqësi të madhe mes nesh. Mezi presim që t’ju vizitojmë një ditë në Tiranë”, tha kryebashkiaku Sutcliffe.

Next Post
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Salliut/ SPAK mbyll hetimet për 7 të pandehurit, nga Shullazi te Berisha

Dyshohet se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lamajt, maqedonasi përballet me të pandehurit në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In