• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në hapjen e “TUMO”-s: Qëndra më e madhe e inovacionit, do jetë histori suksesi

by A R
13/10/2020 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim çelën sot në mjediset e stadiumit “Arena Kombëtare”, TUMO Tirana, qendrën më të madhe të teknologjisë që synon të aftësojë të rinjtë me njohuritë e shek. të 21 duke ofruar kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit.

Në fjalën përshëndetëse ku ishte edhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se kjo nismë synon t’u japë fëmijëve dhe atyre që guxojnë, një mundësi për t’i treguar sot botës mbarë se çfarë talenti kanë.

“Secili prej nesh edhe këtu ka ardhur vetë si i “çmendur”. Edi Rama ishte një i “çmendur”, kur thoshte që ne do të bëjmë Lanën dhe Parkun Rinia. Fondi Shqiptaro-Amerikan ishte i “çmendur” kur mendoi që do bënin, Pazarin e Tiranë, Korçës apo krujës. Ne në Bashki na thonë të “çmendur” shpesh për çdo iniciative, duke filluar nga gjëra modeste si një kënd lodrash, apo të tjera që ngjallin më shumë reaksion. Por mesa duket janë të “çmendurit” ata që i ndryshojnë gjërat. Unë besoj që sot fillojmë një shtëpi të “çmendurish”, të atyre që kanë ide, të atyre që refuzojnë të ndalojnë me talentin e tyre dhe kreativitetin e tyre. Unë besoj që e ardhmja është e të “çmendurve””, u shpreh Veliaj.

Nga nesër TUMO do të fillojë dhe rekrutimin e 1 mijë fëmijëve të parë të moshës 12-18 vjeç.

“Kështu që ne do të fillojmë nesër të rekrutojmë, kemi një planifikim, një kapacitet të parë për 1000 të “çmendurit” të moshave 12, deri në 18-vjeç që kanë ide, për muzikë, për dizajnin, për megatronik, për robotikë, për kodim, edhe ne si bashki do të sponsorizojmë me një shumë prej 500 mijë dollarësh si kontribut, për t’u siguruar që edhe ata që vijnë nga familje me të ardhura modeste, nga komuniteti rom dhe egjiptian, fëmijë të familjeve që janë prekur nga tërmeti dhe që janë në situatë të vështirë. Teksa qeveria po punon për të bërë shtëpitë, ne të kemi mundësi që në këtë shtëpi të të “çmendurve”, ne t’u japim një shans këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Edhe mezi pres që edhe kjo shtëpi të jetë një shtëpi suksesi”, nënvizoi Veliaj.

TUMO Tirana është një qendër pas shkolle për fëmijë të grupmoshës 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të zbulojnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling. Ndërsa përgatitet projekti i tranformimit më të rëndësishëm në kryeqytet, Piramida e Tiranës, e cila do të jetë dhe shtëpia e përhershme e TUMO Tirana, përkohësisht TUMO Tirana do të operojë në Qendrën Arena.

Në TUMO Tirana, fëmijët do të zhvillojnë planin e tyre mësimor të personalizuar nëpërmjet një platforme virtuale të quajtur TUMO Path, e cila është krijuar për t’ju përshtatur kurrikulës së shumëllojshme. Kurrikula mundëson krijimin e planeve të personalizuara të të mësuarit në mënyrë të pavarur, nën supervizim të ekspertëve dhe mentorëve. Plani mësimor ofron zhvillimin e ëorkshop-eve dhe laboratorëve ku nxënësit thellojnë dijet dhe aftësitë e tyre në një temë zgjedhur prej tyre, punojnë në grup dhe krijojnë portofolot e tyre në formën e projekteve në modelim 3D, programim kompiuterik, robotikë, muzikë, etj. Njohuritë që fëmijët fitojnë nëpërmjet kurseve dhe kurrikulave i ndihmojnë në zhvillimin e krijimtarisë dhe të menduarit analitik. Gjatë workshop çdo nxënës ka një tutor roli i të cilit është të ndjekë pjesëmarrjen e fëmijës, ta inkurajojë në rritje të performancës dhe ta orientojë gjatë proçesit të eksplorimit të informacionit dhe krijimtarisë së fëmijës.

/a.r

Next Post
Rrethohet “Pallati i Kulturës” në Vlorë, gjendet një celular, dyshohet se është lidhur me një bombë

Rrethohet "Pallati i Kulturës" në Vlorë, gjendet një celular, dyshohet se është lidhur me një bombë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In