• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në godinat e reja studentore, ku do strehohen shtetasit afganë: T’i hapim zemrën dhe t’i gjendemi pranë kujtdo që na kërkon ndihmë!

by Java News
17/08/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, janë gati me mjedise të transformuara dhe kushte dinjitoze për mijëra të rinj që do të frekuentojnë universitetet publike të Tiranës. Por, gjatë periudhës së verës, kur studentët ende nuk janë kthyer me kapacitet të plotë në konvikte, një pjesë e këtyre godinave do të vihen në dispozicion të shtetasve afganë, të cilët pritet të vendosen përkohësisht në vendin tonë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti, vizituan sot një prej konvikteve të reja, u shpreh se ky do të jetë standardi me të cilin do të vijohet edhe me godinat e tjera.

“Përpara një jave, në Bari, përkujtuam anijen “Vlora”, e cila 30 vjet më parë u nis nga Durrësi me 20 mijë shqiptarë në bord. Kryetari i Bashkisë së Barit, edhe pse në Itali kishte shumë polemika, tha: “Sono personi” – Janë njerëz. Mesazhi që Tirana duhet të japë për ata qytetarë nga Afganistani, të cilët përkohësisht do vijnë në ambientet tona, për t’u sistemuar më pas nëpër hotele në bregdet, pasi të lirohen nga fluksi i verës, e për të vijuar mandej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë: “Sono persone” – Janë njerëz”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se edhe ne, shqiptarët, kemi qenë një komb emigrantësh, e po ashtu jemi përballur me fatkeqësi si ajo e tërmetit të 26 nëntorit, ndaj jemi më zemërhapur si komb. Veliaj shtoi se studentët e vjeshtës, janë sistemuar në një godinë të veçantë në Qytetin Studenti dhe asnjë nuk ka mbetur pa u strehuar.

“Ne jemi një popull me zemër të madhe. Kemi qendra sociale, kur bie borë e kur bën ftohtë nuk lëmë asnjë rrugëve. E për sa kohë që çdo njeriu të uritur i japim ushqim, e çdo njeriu të pambrojtur i japim strehë, e çdo njeriu që ka nevojë për higjienë i japim një dush, kjo duhet të vlejë për këdo.

E kemi bërë këtë me shumë valë të emigrantëve sirianë, që tranzitiojnë nëpër Tiranë për të vazhduar diku tjetër, dhe nuk ka asnjë çudi që do ta bëjmë këtë për këdo që ka nevojë të tranzitojë përkohësisht në vendin tonë, teksa kërkon një të ardhme më të sigurt për familjen e tij. Për sa kohë ishin ne afganët në vitet 90’, do duhet të tregojmë njerëzillëk. Nuk duhet ta harrojmë historinë nga kemi ardhur, kur ne ishim në situata të tilla me anije”, shtoi kryebashkiaku.

Ndërkaq, ai u shpreh se godinat e reja të konvikteve janë rikonstruktuar dhe veshur me sistem kapot, me termoizolim, kanë rrjetin e ujit dhe të energjisë elektrike. Po ashtu edhe mensat dhe ambientet e përbashkëta. Studentët e akomoduar gjatë stinës së verës në këto konvikte kanë shprehur bashkëpunimin e tyre për t’i liruar dhomat, duke u akomoduar në godinat ngjitur, si dhe disa prej të rinjve janë treguar të gatshëm për të ndihmuar në mënyrë vullnetare./m.j

Next Post
Përplasën makinat, shoferët zbresin dhe zihen me grushte, shkelma dhe shkopinj. Njëri në spital

Përplasën makinat, shoferët zbresin dhe zihen me grushte, shkelma dhe shkopinj. Njëri në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In