• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Forumin e Arkitekturës në Milano: Tirana shembull për nismat gjelbëruese

by Java News
27/05/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës në Itali, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në forumin e arkitekturës dhe urbanizmit në Milano, i organizuar nga fondacioni “Giangiacomo Feltrinelli”, ku morën pjesë arkitektë, urbanistë dhe ekspertë të mjedisit nga disa vende të botës.

Kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të prezantonte ndryshimin që po pëson Tirana dhe vlerësoi se në këto tre vjet, pavarësisht mundësive financiare, por falë angazhimit të qytetarëve dhe ideve inovative, kryeqyteti shqiptar po cilësohet sot si një nga qytetet që duhet marrë shembull për nismat e gjelbërimit.

“Ishte një mundësi fantastike për të treguar historinë e suksesit të Tiranës. Më vjen mirë që sa herë flitet për qytetet e gjelbra dhe cili është qyteti që ka arritur të gjelbërohet, duke mobilizuar qytetarët në mbjelljen e pemëve dhe hapësirat e gjelbra, Tirana është emri i parë që përmendet. Ishte një mundësi e mirë për të treguar se si edhe në qytetet si Tirana, me mundësi modeste dhe buxhete të vogla, mobilizimi i njerëzve të thjeshtë, disa herë i fëmijëve, të moshuarve, i familjarëve, i atyre që ndoshta s’kanë mundësi financiare, por që duan të lënë një shenjë në qytet, qoftë duke mbjellë një rrënjë peme, ka bërë ndryshimin në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se suksesi i arritur me mbjelljen mbi 120 mijë pemëve do të vazhdojë, për t’u kthyer në një aksion të përvitshëm, deri në krijimin e Pyllit Orbital. Kryebashkiaku tha se takime të tilla ndërkombëtare apo ekspozita si ajo e Bienales së Venecias janë mundësia më e mirë për të shfaqur tek të huajt potencialin turistik që ofron sot Tirana, si një qytet që ndryshon me shpejtësi, por edhe që mbart në vetvete histori dhe kulturë të pasur, për të cilat ia vlen ta vizitosh.

“Promovimi që po i vjen Tiranës prej Bashkisë, Bienales apo konferencave të tilla, ku vijnë shumë prej agjentëve turistikë dhe shumë prej atyre që mbulojnë mediatikisht vendet e huaja, besoj se i shërben vendit. Teksa afron vera, një nga gjërat më të mira që mund t’i bëjmë Shqipërisë është të tregojmë historinë tonë. Ndoshta, mund të mos jemi vendi me më shumë luks, por kemi shumë jetë, gjallëri, më shumë art, kulturë; elementë që kërkojnë turistët sot”, shtoi Veliaj.

Ai tha se Tirana, për shkak të historisë, kulturës, natyrës dhe ndryshimit që pëson çdo ditë, është një shtysë më shumë për turistët që vizitojnë Shqipërinë. “Nëse Tirana është “grepi” që i tërheq turistët për të ardhur në Shqipëri dhe më pas kalojnë pak kohë në bregdet, në Berat, Gjirokastër, besoj se ia vlen fushata promovimit. Me ndërhyrjet që po bën qeveria në zonat turistike për t’i pastruar, promovuar, plus edhe fuqia e Bashkisë së Tiranës në të gjitha këto forume, them se janë agjenti më i mirë i marketingut për atë që është skuadra jonë, skuadra e Shqipërisë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës./a.m.

Next Post
VIDEO/ Fëmija rrëzohet nga kati i 6-të, kalimtari hero e pret

VIDEO/ Fëmija rrëzohet nga kati i 6-të, kalimtari hero e pret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In