• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj në Farkë: Ka ikur koha e kopjacëve, që 4 vjet nuk bënë asgjë

by
07/06/2015 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot programin e tij për Farkën, nga ku deklaroi se kundërshtari ka nisur të kopjojë projektet e tij, e prej një javë flet për rregullimin e të njëjtave shkolla, kopshte apo çerdhe. Veliaj tha se kryebashkiaku aktual i kishte mundësitë t’i bënte në 4 vjet të gjitha ato që premton sot kandidati i PD-së.

“Ne nuk e kemi problem pse na kopjojnë. Por, ka një diferencë shumë të madhe sepse kopjacët e kishin në dorë për t’i bërë të gjithë këto gjëra dhe nuk i bënë, ndërsa ne kemi dëshirën që në katër vitet e ardhshme të bëjmë shumë për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, janë po të njëjtët njerëz që qeverisën Tiranën në këto katër vjet, ndonëse sa herë që vijnë zgjedhjet kërkojnë që njerëzit të harrojnë që e shpunë Shqipërinë në humnerë.

“Për dy muaj Saliu nuk doli në televizor sepse këshilltarët u kishin thënë se përndryshe njerëzit do të votojnë të majtën dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane. Kështu, u munduan ta shtynin me barsaleta për dy javë, por u ngatërruan duke këputur mufka. Kur panë se sondazhet, doli Saliu dhe u kujtoi të gjithë shqiptarëve se nga kush kishin shpëtuar në 2013”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se “duhet t’i jemi mirënjohës Saliut që doli në skenë, se të gjithë e kuptuan se këta janë po ata, e njëjta familje, të njëjtit njerëz, i njëjti SHQUP”.

Ndaj, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranë u kërkoi banorëve të zonës që Farka t’i bashkohet projektit për ta çuar në drejtimin e duhur dhe për t’u siguruar që i njëjti shërbim që ofrohet në qendër të Tiranës të ofrohet njëlloj kudo.

Next Post

Ja na erdhi 21 Qershori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In