• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Gjuhëve të Huaja: Praktikë pranë bashkisë

by A R
02/11/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kurorëzuan me sukses punën e tyre disavjeçare, që kulmoi me hedhjen e kapelave të diplomimit.

I pranishëm në këtë ceremoni, përveç drejtuesve të pedagogëve të këtij fakulteti, ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili u uroi të sapo diplomuarve suksese në karrierë, ndërsa u shprehu mirënjohjen stafit pedagogjik për sakrificat që kanë bërë për edukimin e brezit të ri.

Kryebashkiaku ftoi studentët që të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të realizuar praktikën e punës, ndërsa deklaroi se kryeqyteti u ofron një mundësi të gjithë studentëve më të mirë që të gjejnë një vend pune. “Tirana ka një energji, ndonjëherë Tirana është pak e ashpër, pak abrazive nga vrulli dhe shpejtësia e madhe, por unë besoj që kjo e bën edhe magjike Tiranën. Ndaj dua t’ju them që nëqoftëse keni nevojë për një praktikë, Bashkia e Tiranës është vendi ideal. Nëqoftëse keni nevojë dhe doni të aplikoni për një vend pune, Bashkia e Tiranës është ndoshta punëdhënësi më i madh i atyre që kanë mbaruar shkencat sociale dhe që kanë dashuri dhe zemër për qytetin dhe për njerëzit”, tha ai.

Tirana konsiderohet edhe si një nga bashkitë me numrin më të madh të punësuarve, ndërkohë që shumë prej atyre të cilët përfundojnë studimet, vendosin që të jetojnë dhe të krijojnë familje në kryeqytet.

Veliaj garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë në mbështetje të tyre. “Rreth 90% e juaja me shumë gjasë do vazhdojë të rrijë në Tiranë. Kështu që, bashkë do takohemi sot, do takohemi kur të martoheni, do takohemi kur të bëheni me bebe, do takohemi kur të bëni letrat për shtëpinë e parë. Kështu që ky është vetëm një nga stacionet  me të cilët do takoheni shpesh me Bashkinë e Tiranës gjatë viteve që do të vijnë. Unë dua t’ju them që sot nuk jeni më vetëm vizitorë, nuk jeni vetëm studentë, sot jeni me të drejtë të plotë, pas diplomimit, edhe qytetarët më dinjitozë të Tiranës. Kështu që sot realisht mund t’ju them : Mirëseerdhët në Tiranë, për të qëndruar gjithë jetën tuaj! Tiranën e bën të bukur fakti që ka talente që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe nga të gjithë trevat shqiptare, si dhe fakti që ky talent garon përditë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Next Post
Shenjat e Alzheimerit shikohen që në moshë të mesme

Shenjat e Alzheimerit shikohen që në moshë të mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In