• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Në bllokun e Shallvareve, projekti i dytë pilot për parkimin rezidencial

by A R
27/08/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blloku i banimit të “Shallvareve” në Njësinë Administrative Nr.10 në Tiranë ka marrë një pamje të re. Bashkia e Tiranës po zbaton në gjithë zonën projektin e rikualifikimit urban, i cili parashikon ndërhyrje në gjithë rrjetin e nëndheshëm, si dhe në infrastrukturën rrugore, trotuare, ndriçim etj. Punimet janë në fazën e fundit dhe pasi ka parë nga afër zbatimin e projektit në terren si dhe cilësinë e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se kjo është një nga zonat që pavarësisht se është në zemër të Tiranës ka qenë e braktisur nga investimet.

“Jam shumë i kënaqur me cilësinë e punës në të gjithë zonën e “Shallvareve”, kemi rehabilituar tre blloqe. Këtu ka qenë një gjiriz i vërtetë, një kënetë. Mbaj mend baltën deri në gju kur kam qenë nxënës këtu afër”, tha Veliaj. Më tej, duke specifikuar ndërhyrjet që po bëhen, ai ka siguruar se tashmë kjo do kthehet në një nga zonat që ofron të gjitha standardet e një zone urbane, dhe për këtë ai ka falenderuar bizneset dhe banorët e kësaj lagje për bashkëpunimin në lirimin e hapësirave për të mundësuar rrugë e trotuare më të gjera.

“Sot kemi bërë kanalizimet, kemi parkingjet e dedikuara, ndriçim, gjelbërim. Falenderoj bizneset sepse përtej tahmasë për të kapur edhe pak më shumë territor, zgjodhën qytetarinë. Sot, edhe biznesi i tyre do ecë më mirë, sepse ndodhet në një vend të bukur e të sistemuar. E di që në një qytet me një dendësi jashtëzakonisht të madhe nuk ka zgjidhje perfekte, por unë besoj që kur të gjithë lëmë pak nga vetja jonë për të mirën e përbashkët, jemi në një situatë më të mirë. Sot, kjo zonë realisht mund të quhet një zonë e zemrës së Tiranës dhe në vend që të kthenim zonat e Tiranës qendër si periferi, sot po bëjmë zonat e periferisë me të njëjtën cilësi që po punojmë edhe këtu në zonën e “Shallvareve”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se ky investim do t’i japë mundësi Bashkisë së Tiranës që të pilotojë në këtë bllok edhe projektin tjetër, atë të parkimit të dedikuar. “Më vjen mirë që ky do të jetë piloti ynë i dytë, për projektin e parkimit rezidencial. Banorët, në bazë të listës që siguron administratori i pallateve, do të kenë pullën e tyre për makinën ku ata ta kenë të garantuar parkimin; nëse ka parking të mbetur atëherë mund ta përdorin edhe të tjerët, por një banor nuk duhet t’i vijë lagjes vërdallë për t’u siguruar që ka vendin e vet të parkimit dhe sigurisht që për distancat e vogla ne mbetemi një bashki që inkurajon ecjen me biçikleta, por për njerëzit që duan të përdorin mjetin e tyre të punës, makinën, do të garantojmë parkimin e tyre në këtë pallat”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Nëpërmjet këtij projekti janë trajtuar pjesët mes pallateve ndërmjet rrugës “Sami Frashëri” dhe Blv. “Gjergj Fishta”. Ai mundëson shtrimin e rrjetit të kanalizimeve, energjetik, telefonisë dhe internetit, si dhe rrugë e trotuare të reja dhe të zgjeruara. Gjithashtu falë lirimit të hapësirave të zaptuara si dhe të riorganizimit të zonës është mundësuar edhe sigurimi i 80 vendeve të reja parkimi. Në zonat mes pallateve janë krijuar lulishte dhe mbjellja e bimëve dekorative. /r.a

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Parandalohet një vrasje me thikë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

U shpall klinikisht i vdekur/ Familja e 44-vjeçarit merr vendimin e guximshëm, dhuron organet në Ditën e Vitit të Ri

January 1, 2026
Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

Kosovë, rifillon procesi i numërimit të votave për kandidatët

January 1, 2026
Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

Ç’presim nga viti ekonomik 2026?

January 1, 2026
Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

Plasin debatet mes vajzave në shtëpinë e BBV: Mendon se je kokrra e yllit? Ti nuk lahesh pas..

January 1, 2026
“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

“Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale”, ky është paralajmërimi që bëjnë shkencëtarët

January 1, 2026
“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

“Vajza e motrës sime ka parë njerëz të djegur”/ Dëshmitarja flet për tragjedinë në Zvicër: Ka djem e vajza që nuk janë gjetur!

January 1, 2026
Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

Amnistia e fundvitit/ Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen (VIDEO)

January 1, 2026
Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

January 1, 2026
Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com