• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon me titullin “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, Orkestrën Frymore të FA

by A R
26/12/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, formacion ky që për disa dekada ka mbështetur pa rezerva veprimtaritë kulturore, artistike dhe veçanërisht ato ceremonial,  protokollare dhe festive të organizuara në kryeqytet.

Përmes një ceremonie të posaçme dhe koncerti festiv në sheshin “Skënderbej”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi medaljen Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa falënderoi Forcat e Armatosura për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndihmë të qytetarëve. “Në ditë si sot, ku ne Tiranë edhe në të gjithë Shqipërinë festohet, ne kujtohemi që janë ata që janë me uniformë, qoftë kjo uniforma e ushtrisë, qoftë kjo uniforma e policisë, qoftë ajo e zjarrfikëses, qoftë kjo rroba e bardhë e mjekut që këto festime dhe kjo hare nuk do të ishin të mundura, nëse nuk do kishim garancinë e atyre që shërbejnë, edhe në vigjiljen e Krishtlindjeve, në datën 25, edhe në vigjilje të Vitit të Ri, në datë 31, 1 dhe 2. Ndaj, një falenderim të veçantë për të gjithë ata, në çdo cep të Shqipërisë që vazhdojnë dhe shërbejnë ditët e festave, për t’u siguruar që festat shkojnë të qeta dhe që hareja vazhdon, me garancinë e shërbimit të tyre, në krye të detyrës”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë, i shprehu mirënjohjen Forcave të Armatosura për angazhimin në ndihmë të qytetarëve gjatë situatës së emergjencave civile. “Kjo ka qenë një kohë e jashtëzakonshme jo vetëm për Bashkinë, por për të gjithë institucionet shtetërore por sidomos për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej situatave që kemi kaluar me emergjencat. Dimri sapo ka hyrë, ende nuk ka mbaruar, jam i sigurtë që do të ketë momente të tjera, por unë besoj që secili prej nesh, shkon dhe fle i qetë në darkë, me garancinë që FA të Shqipërisë do të jenë aty zgjuar në rast nevoje, për çdo situatë të vështirë dhe për këtë meritojnë duartrokitjen dhe mirënjohjen tone”, tha ai.

 Veliaj nënvizoi se Tirana i është mirënjohës çdo efektivi që vesh uniformën ushtarake duke nderuar dhe vendin kudo në botë. “I themi faleminderit kujtdo që jep një kontribut. U jemi disafish mirënjohës sot Forcave të Armatosura . Ne jemi mirënjohës për çdo burrë dhe grua që vesh një uniformë me stemën e Republikës së Shqipërisë dhe duke filluar nga Afganistani i largët”, u shpreh Veliaj.

 Duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj për këtë nderim të veçantë që i bën Orkestrës Frymore të FA, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi përkushtimin me të cilin shërbejnë efektivëv e Forcave të Armatosura, duke kontribuar jo vetëm në ndihmë të komunitetit, por edhe në misionet paqeruajtëse kudo në botë. “Tingujt e muzikës suaj, sot shkojnë edhe tek ushtarët tanë që shërbejnë jashtë atdheut si bij të denjë të familjeve të tyre dhe të popullit tonë dhe teksa profesionalizmi, përkushtimi dhe efikasiteti i tyre në misionet e NATO-s, rrisin ndjeshëm kredencialet e vendit tonë dhe na shtojnë akoma edhe më shumë krenarinë e ligjshme si popull. Notat tuaja janë pjesë e identitetit të tyre gjithashtu”, u shpreh Xhaçka.

Qytetarët e qytetit të Tiranës dhe Bashkia e saj vlerësojnë këtë formacion artistik edhe për nivelin e lavdërueshëm të interpretimit me të cilin ajo paraqitet tek publiku i vendit dhe i huaj./a.m.

Next Post
Presidenti maqedon e tepron: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit

Presidenti maqedon e tepron: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In