• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe autoren, Zhuliana Jorganxhi

by Ardit Rada
21/10/2020 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe autoren e teksteve të këngëve, Zhuliana Jorganxhi, në 75-vjetorin e saj të lindjes. Në një pritje të ngrohtë, ku përveç artistes së mirënjohur, ishin të ftuar edhe emra të tjerë të artit si: Enver Shëngjergji, Alida Hisku, Justina Aliaj, Zhani Ciko, Robert Radoja, Shqipe Zani, Agim Krajka, Liljana Kondakci, Edith Mihali, Ilir Cumani, Sivana Brace, kryebashkiaku u shpreh i lumtur që, në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, qyteti po nderon një nga personazhet më frymëzues të tij.

“Zhuliana Jorganxhi është kujtimi ndoshta më i pastër i fëmijërisë sime, i atyre këngëve, poezive, vjershave e vargjeve. Të falenderoj që na ke frymëzuar në një kohë shumë, shumë të vështirë, kur jo vetëm fjala duhet të përzgjidhej për të frymëzuar, por kur fjala duhej të përzgjidhej për të mos u censuruar, për të mbijetuar e për të dhënë kurajo në kohë të vështira, në kohë të tranzicionit. Jam shumë i lumtur që je rikthyer në Tiranë në këtë 100-vjetor dhe të nderojmë me këtë medalje si një nga figurat më frymëzuese të këtyre 100 viteve”, u shpreh Veliaj.

Edhe vetë artisja, mjaft e dashur sidomos për ata që janë rritur me këngët e saj, u shpreh tejet e vlerësuar dhe mirënjohëse për nderimin në përvjetorin e 75-të të lindjes. “Ju jam shumë mirënjohëse për nderin e madh që po më bëni. Ju uroj shëndet dhe suksese gjithmonë e më të mëdha! Lulëzoftë arti dhe kultura, jo vetëm në Tiranë, po në gjithë Shqipërinë. Ju jam shumë, shumë mirënjohëse”, u shpreh Jorganxhi.

Zhuliana Jorganxhi është një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij fillim shekulli. Mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe, lirikja dhe frymëzuesja që me kumtin e saj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit.

Next Post
Aktori i njohur i Hollivudit dhe fitues i çmimit ‘Oscar’ diagnostikohet me kancer

Aktori i njohur i Hollivudit dhe fitues i çmimit 'Oscar' diagnostikohet me kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In